FC Prishtina Bern e irrituar nga rritja e tarifës së vendparkimit për 340 për qind

Date:

12:29:08                     2019-02-06

 

 

Në fushat sportive të Bodenweidit në Bern-Bümpliz luajnë tre ekipe futbolli. Ata janë indinjuar, sepse qyteti i Bernës i ka rritur masivisht tarifat e parkimit, shkruan „20 Minuten“, përcjell Shtegu.com.

Terreni sportiv në Bodenweid është një objekt i madh me disa fusha futbolli. Ndër të tjera, aty ushtrojnë klubeve sportive të SC Bümpliz 78, FC Prishtina dhe klubi sportiv EWB. Shumica e futbollistëve udhëtojnë me vetura dhe parkojnë në parkingjet në afrësi. Më 1 tetor, qyteti i Bernës i ka rritur tarifat dhe hiq më pak se për 340 për qind më shumë: Në vend të 50 rapëve, parkimi tani kushton 2.20 franga zvicerane në orë.

Klubet nuk duan ta pranojnë këtë rritje dhe i kanë shkruar një letër këshillit lokal, siç shkruan „Berner Zeitung“, përcjell Shtegu.com.
„Shumë prej sportistëve tanë, trajnerë dhe anëtarë nderi vijnë nga jashtë“, tha Beat Mathys, kryetar i SC Bümpliz 78. Varësisht nga angazhimi dhe shpeshtësia, personave të prekur kjo rritje tani mund t`u kushtojë qindra franga gjatë vitit për tarifat e parkimit, shkruajnë klubet në letër. Klubet gjithashtu kanë kritikuar se departamenti i sporteve të qytetit të Bernës kishte njoftuar nënjë afat shumë të shkurtër për ndryshimin. Gjithashtu, paraprakisht nuk ishte zhvilluar ndonjë dialog, përcjell Shtegu.com.

Christian Bigler, drejtor i departamentit të sportit të qytetit të Bernës, në lidhje me akuzat është pronocuar në „Berner Zeitung“: „Për shkak të një njoftimi nga popullata, ne konstatuam se vendparkimi në Bodenweid po shfrytëzohet në mënyrë të padrejtë nga vozitësit që i kanë lënë veturat e tyre për një kohë të gjatë dhe kanë shkuar në qytet, pasi pikë pagesa ka qenë e prishur“ përcjell Shtegu.com. Pas rregullimit të defektit teknik, është konstatuar se se normat e mëparshme në Bodenweid nuk përkonin me ato të objekteve të tjera sportive.

Klubet tani duan të propozojnë një kompromis. Tarifa duhet të aplikohet gjatë ditëve të javës vetëm nga ora 07-17. Mirëpo, departamenti i sporteve ende nuk është shprehur për ndonjë zgjidhje konkrete. „Për raste të tilla të vështira, është e rëndësishme të gjesh zgjidhje të përshtatshme“, thotë Bigler. Klubet tani kanë apeluan te këshilli vendor për t’u kujdesur për problemin.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...