Shqiptarët në Tuluz natën e kalojnë nën qiellin e hapur

90 Lexime

13:11:59           2016-09-04

 

 

 

 

 

Tashmë dy muaj, dy familje shqiptare janë duke jetuar në rrugë, në rrugën „Etienne Billières 44“, në qytetin francez Tuluz. Dy çifte bashkëshortësh, njëri prej të cilëve i moshës rreth të njëzetave, me Anitën 22-vjeçare shtatzanë në muajin e tretë dhe tre vajzat e saj të mitura të moshës gjashtë, katër dhe njëvjeçare, janë vendosur në rrugë të hapur. Këta shqiptarë kanë kaluar Italinë dhe jugun e Francës, për tu vendosur në Tuluz, informon „La Depeche“, njofton „Shtegu.com“. Sipas një banori vendas, i cili me javë të tëra është duke e vëzhguar rastin, më vështirë ka qenë gjatë fillimit të verës, pasi një çift i ri tjetër kishte jetuar nën një pemë në afërsi të një hoteli. Pra, kjo është rruga „Étienne Billières“ në Tuluz, ku sytë e vogëlusheve u japin vërejtje kalimtarëve. Tre vajzat, dy prej të cilave është dashur të jenë në bankat shkollore, luajnë me kukullat e veta, mbi një shtrat të errët në këtë rrugë të zhurmshme, ku boritë e automjeteve edhe më tepër ua rëndojnë gjendjen. Disa nga banorët vendës nuk hezitojnë t`i furnizojnë shqiptarët e pastrehë me artikuj të ndryshëm.

 

 

 

 

Vështirësitë për të gjetur ndonjë strehim për shqiptarët janë të mëdha, kanë pohuar nga disa shoqata humanitare. Rreth 115 shujta shpërndahen për çdo mbrëmje për të pastrehët në Tuluz. François Piquemal, përfaqësues i shoqatës për të drejtat e strehimit „DAL 31“, ka theksuar se mbi një mijë persona nuk kanë strehë mbi kokë dhe natën duhet ta kalojnë mbi qiellin e hapur.