Gjest grandioz i futbollistit: Naser Aliji ndihmon Fortuna 2009 me komplet veshje sportive
21:47:01 2016-09-04
Mbrojtësi i krahut të kombëtares shqiptare Naser Aliji, të dielën me ndërmjetësimin e vëllait të tij Nuhi Aliji, ishte pjesë e një aksioni humanitar në Shkup. Futbollisti i kombëtares shqiptare dhe skuadrës gjermane të Kaisersllautern Naser Aliji, akademisë së futbollit “Fortuna 2009” nga Hasanbegu që ishte prekur nga vërshimet e 6 gusht 2016 i dhuroi veshje sportive. “E ndjeva për obligimin moral që t’ju ndihmoj këtyre fëmijëve që mos të ikin nga sporti. Kisha mundësi ti shoh në turne në Zvicër dhe më lan përshtypje të madhe pozitive si njerëz e më pas edhe si futbollist me perspektivë të madhe. Tërë kohën edhe gjatë krizës me shpirt isha me këta fëmijë.”, thotë Aliji i cili me kombëtaren shqiptare po përgatitet për ndeshjen me Maqedoninë. Vlera e veshjeve sportive të cilën e ka dhuruar mbrojtësi i kombëtares Aliji arrin në 1.500 euro. Akademia e futbollit “Fortuna 2009” pas vërshimeve të gushtit kishte marrë një goditje të madhe pasi në tërësi ishte shkatërruar fusha e lojës, dhomat e veshjes dhe pjesa më e madhe e përgatitjeve sportive. “Falë humanizmit të madh të Naser Aliji dhe familjes së tij, akademia e jonë e futbollit do të vazhdojë të funksionojë. I jemi mirënjohës futbollistit dhe familjes së tij të cilët në momentet më të vëshira na dolën në ndihmë dhe shpresojmë se një ditë këta djelmoshat do kenë edhe takimin e dytë me Naser Alijin.”, thotë kryetrajneri Kenan Asani. Sezonin 2015/16 , futbollistët e Fortuna 2009 patën ndryshuar të gjithë kufinjtë e rezultateve pozitive të futbollit të fëmijëve në Maqedoni. Këta në 26 ndeshje zyrtare shënuan 148 gola dhe pranuan vetëm 39, patën serinë më të gjatë pa humbur ndeshje në 29 prej tyre, si dhe patën shënuar edhe shumë rekorde të tjera në konkurencë individuale. Sot dy futbollistët të “Fortuna 2009” janë pjesë e akademisë së UEFA-FFM, të cilën janë pjesë edhe e U13 të vendit.