Shpresimi dhe Andrra e gëzojnë familjen shqiptare në Zvicër, pas plot njëzet viteve

Date:

Para disa vitesh, bashkatdhetari Faik Rrafshi kishte bërë jehonë në mediat zvicerane pasi ishte bërë pronar i ri i ushqimores “Ömer`s Imbiss” në Aarau të Zvicrës. Të gjithë klientët e ushqimores në fjalë janë të kënaqur dhe nuk kanë kurrfarë vërejtje në shërbimin dhe kualitetin e ushqimit. Tashmë, Faiku ka fituar një reputacion si gastronom me përvojë dhe ushqimet e tij janë shumë të kërkuara, që dëshmohen me komentet pozitive të klientëve të tij.

Mirëpo, në jetën private, ai dhe bashkëshortja e tij kishin një brengë të madhe, pasi përkundër jetës së lumtur bashkëshortore, atyre u mungonte përkëdhelja prindërore e ndonjë fëmije. Për njëzet vite me radhë, ata asnjëherë nuk e humbën shpresën se Zoti një ditë do t`i gëzojë edhe ata me frutin më të ëmbël në këtë jetë, lindjen e ndonjë fëmije.
Dhe më në fund, durimi i tyre u shpagua, pasi Faiku ka bërë të ditur se këtyre ditëve, saktësisht më 12 shtator, çifti bashkëshortor u bënë prindër të dy bineqëve të bukur e gazmorë. Për të përçuar një mesazh shumë domethënës për çiftet që kanë histori të ngjashme si të familjes Rrafshi, fëmijët ata i pagëzuan me emrat Shpresim dhe Andrra. Pra, asnjëherë nuk duhet humbur shpresat dhe në këtë drejtim ëndrra është shoqëruesi më i mirë.

Enkas për portalin Shtegu.com, Faiku rrëfen peripecitë që i kishte përjetuar gjatë njëzet viteve të mundimshme duke i provuar të gjithë mundësitë që ekzistojnë për t`ia arritur qëllimit. Dhe për fat të mirë, zgjidhja e problemit ishte në një spital të Tiranës, të cilin familja Rrafshi e falënderon pa masë. Familjes Rrafshi i urojmë shëndet e lumturi, ndërsa bineqëve një jetë të gjatë e të lumtur pranë më të dashurve.

Shpërndaj:

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Hansi dhe Hasani – dy emra, një Zvicër dhe dy mënyra për t’u parë

Çfarë ka Hansi më shumë se Hasani në Zvicër? Në...

Poezi: HEU, NDIZET FLAKË SHQIPËRIA!

Poezi: HEU, NDIZET FLAKË SHQIPËRIA! E mjera Shqipëri, në flakë e...

bexio apo TiffCore? Cili program u përshtatet firmave të instalimeve në Zvicër

Shumë firma shqiptare të zanateve në Zvicër punojnë me bexio. Për instaluesit e sanitarisë dhe ngrohjes ka tash edhe një alternativë nga Berna. Krahasimi i funksioneve dhe i çmimeve.

BOX39 – Kerzers

BOX39 - Kerzers