Shkëndija eliminohet nga Liga e Evropës

Date:

 
2019-07-31
 
 

Shkëndija është eliminuar nga faza kualifikuese për Ligën e Evropës nga Dudelange me rezultat të përgjithshëm 3:2 pas dy ndeshjeve të rundit të dytë kualifikues.

 

Dudelange dhe kampioni i Maqedonisë barazuan 1:1 në Luksemburg në ndeshjen e kthimit të ndeshjes së rundit të dytë kualifikues të martën.

Por, fitorja befasuese 2:1 e klubit nga Luksemburgu në ndeshjen e parë në Tetovë, i ndihmoi Dudelangut të tronditë duke e eliminuar Shkëndijën.

Rreth dhjetë minuta para fundit, Delgado e kaloi Dudelangun në epërsi, para se Ibraimi ta barazonte rezultat në minutën e dytë të kohës shtesë së takimit.

Fundi i takimit ishte tejet i tensionuar, me klubit shqiptar që mbeti me tre lojtarë më pak në fushë në dhjetë minutat e fundit për shkak të kartonëve të kuq që Musliu, Nafiu dhe Ibraimi i morën.

Këtu përfundoi rrugëtimi i edhe një klubi tjetër shqiptar në garat kualifikuese për Ligën e Evropës.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...

Opojarët e shijuan kënaqësinë e Bjeshkëve të Sharrit !

EDHE OPOJA FRYMON SHQIP Ka vende ku natyra dhe tradita...

Takim i dy atdhetarëve të shquar në Vjenë të Austrisë

Është kënaqësi e veçantë të kalosh kohë me Këshilltarin...