Tri ditë pas gurit themeltar anulohen procedurat për shtatoren e Demaçit

Date:

 

Tri ditë pasi kishte organizuar ceremoninë e vënies së gurit themeltar, Zyra e kryeministrit në dorëheqje i ka anuluar procedurat për shtatoren e Adem Demaçit.

Të premten, në njëvjetorin e vdekjes së veprimtarit të shquar, ekzekutivi e kishte prezantuar si punë të kryer, përderisa ishte përcaktuar edhe për modelin e shtatores ende pa përfunduar procedurat.

Ishte paralajmëruar se shtatorja te “Rrethrrotullimi i flamurit”, në hyrjen jugore të Prishtinës, do të përurohej më 28 Nëntor, shkruan Koha Ditore. Por të martën e ka kthyer krejt procesin nga e para. Ka qenë vetë kryeministri në dorëheqje Ramush Haradinaj ai që duket të ketë ndikuar në këtë vendim.

Autoriteti kontraktues ka njoftuar për anulimin e “aktivitetit të prokurimit” në konkursin ku aplikuan shtatë propozime ose “operatorë ekonomikë”. Juria e kishte vlerësuar me 61.60 pikë propozimin me numrin identifikues 6669, që kishte për autor skulptorin Gëzim Muriqi. Në ceremoni kjo bocetë nëpërmjet projektorit qe paraqitur si modeli nga i cili do të skulpturohej shtatorja e veprimtarit të shquar, ani pse ende nuk ishte bërë vlerësimi financiar e që është hapi i fundit.

Vlerësimi i jurisë, siç kishte raportuar gazeta të premten e 20 korrikut, ishte kritikuar nga njëri prej pjesëmarrësve, i cili edhe konkursin e kishte cilësuar si të manipuluar. Një javë më pas, gjatë ceremonisë, Shqiptar Demaçi, në emër të familjes, kishte shprehur pakënaqësi me zgjedhjen e modelit ideor për shtatoren e ardhshme./INA

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...