18 vite nga rënia e komandantit nga Tropoja në Malësinë e Gostivarit

Date:

 
2019-07-31
 
 

Albin Kurti

 

18 vite më parë, më 29 korrik të vitit 2001, në Malësinë e Gostivarit ra heroikisht komandanti nga Tropoja, pjesëmarrës i tri luftërave të çlirimtare, Tahir Sinani. Ai ishte ushtar i UÇK-së në luftën e Kosovës, i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Maqedoni, dhe i UÇPMB-së në Luginë.

Tahir Sinani ishte brumosur me atdhetarizëm, në familjen e bashkësinë ku jetoi, e më pas edhe gjatë shkollimit ushtarak e gjatë përvojës jetësore në Ushtrinë e Shqipërisë. Gjatë gjithë jetës ai mbajti pranë zemrës synimet e kahmotshme e të drejta për çlirim e bashkim të shqiptarëve.

Para luftës ai ishte i emëruar si instruktor i stërvitjeve në Divizionin Ushtarak të qytetit të Bajram Currit. E në vjeshtë të vitit 1998, kur thirri detyra e shenjtë, së bashku me ushtarakë e qytetarë të tjerë nga Shqipëria ata iu bashkuan fronteve të luftës në Kosovë. Më pas me vendim të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së atij iu dha detyra e instruktorit të Stërvitjeve dhe ajo e komandimit të Njësisë Speciale “Arbëria”.

Tahir Sinani ishte komandant i gjashtë brigadave të Zonës Operative të Pashtrikut dhe e ndihmoi operacionin “Shigjeta”. Po ashtu ai organizoi edhe një mori aksionesh të suksesshme të UÇK-së dhe minoi terrene të shumta duke i shkaktuar dëme të jashtëzakonshme forcave serbe.

Bindja dhe vendosmëria e tij e thellë për çlirimin dhe bashkimin e trojeve shqiptare, po sikur vetë betimi i UÇK-së, bënë që ai menjeherë pas luftë në Kosovë t’i bashkohet edhe luftës në Luginë, më pas dhe në Maqedoni ku ra heroikisht, bashkë me disa ushtarë të tjerë në zonën e Gostivarit.

Tahiri përveç trimërisë dhe guximit të jashtëzakonshëm mbahet mend edhe për mospranimin e shumë marrëveshjeve politike, ndër to edhe asaj të Konçulit. Ai ishte i pathyeshëm në bindje dhe i pakthyeshëm në veprim. Ai është pikëprerja e saktë mes betimit dhe luftimit.

Luftëtarë si Tahir Sinani jo vetëm që janë spektri i frymëzimit për angazhimin e shumëkujt, por janë edhe indikatorë që shpalos para nesh errësirën e shumë marrëveshjeve të dëmshme politike, që janë e kundërta e vullnetit të popullit të Kosovës dhe luftës çlirimtare të tij. Si do të mund t’i imagjinonim nga perspektiva e Tahir Sinanit krijimin e Gjykatës Speciale që gjykon UÇK-në, marrëveshjen për “Zajednicën” që bosnjëzon vendin, “Demarkacionin” që i fali territor Malit të Zi apo inciativën për ndarje të Kosovës përmes shkëmbimit të territoreve?

Kjo sigurisht se nuk ishte lufta dhe përpjekja e Tahir Sinanit dhe e asnjë ushtari e dëshmori.

Lavdi veprës dhe luftës së dëshmorit të kombit,
Tahir Sinanit!/INA

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...