Shkelzen Gashi transferohet në SHBA ?!

Date:

07:42:05          2016-01-30

 

 

FC Bazelit po i kërcënohet edhe një largim, pas dy lojtarëve të dalluar, edhe Shkelzen Gashi ka treguar shenja për lamtumirë nga ky klub. Tashmë dihet se Shkelzeni nuk ka qenë i kënaqur në rolin e rezervistit, nën udhëheqjen e trajnerit të ri, Urs Fischer, edhe pse dy viteve të fundit ka qenë golashënuesi më i mirë në Zvicër. Si duket, kupa është mbushur plotë, përkundër kontratës që ai ka me ekipin deri në vitin 2018, ndërsa ai është duke u brengosur edhe për pjesëmarrjen e tij në Kampionatin Europian.

 

 

Gjatë të premtes, Shkelzeni 27-vjeçar ka munguar në ndeshjen miqësore kundër ekipit Austria nga Vjena (1:3). Arsyeja sipas informatave të „Blick“: Gashi do të negocojë jashtë vendit për ardhmërinë e tij, njofton „Shtegu.com“.
Deri më tani, ai ka dy oferta: Njërën në SHBA dhe një tjetër në Kinë. Vallë, ku do të shkojë Gashi? Sipas të gjitha gjasave, tendenca e tij është SHBA. Po që se Gashi e ka seriozisht, ditëve në vijim ai do ta realizojë transferimin.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Qëndrim profesional për çështjen e ndërtimit të deponisë në fshatin Rrënzë

Si ekspert i bujqësisë dhe si qytetar që e...

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...

Opojarët e shijuan kënaqësinë e Bjeshkëve të Sharrit !

EDHE OPOJA FRYMON SHQIP Ka vende ku natyra dhe tradita...