LAJM I FUNDIT: Dënime me burg të përjetshëm për dy vrasësit e kosovarit
16:32:08 2016-01-29
Dy personat kosovarë të cilët dyshohet të kenë vrarë një bashkëkombas të tyre në vitin 2013, janë dënuar gjatë të premtes nga Gjykata rajonale për krime e Broye në Zvicër.
Drejtësia zvicerane ka dënuar të premten dy persona të moshës 32-, e 33-vjeçare me burgim të përjetshëm për veprën penale „vrasje“. Në maj të vitit 2013, në Frasses të Zvicrës, ata kishin vrarë një prind të ri kosovar, në prani të fëmijëve të tij, si hakmarrje në mes klaneve kosovare.
Dënimi në fjalë, së bashku me 220.000 fragnat kompensim për shkaktim të dhimbejve shpirtërore të familjarëve, korrespondon me kërkesat e prokurorit, Fabien Gasser. Procesi gjyqësor është mbajtur nën kontroll të rreptë policor në Romont.
Viktima ka qenë një kosovar 36-vjeçar, i cili ishte vrarë në prani të fëmijëve të tij dhe të të fejuarës, në momentin kur ka qenë duke parkuar veturën e tij. (Shtegu.com)