Shitet pallati në Gjermani të cilit gurin e themelit ia vuri Gorbaçovi!

Date:

”Glockenpalast” (”Pallati i bukur”) doli në shitje për një çmim fillestar prej 4,8 milionë eurosh, sipas faqes së internetit të pasurive të patundshme.

Pallati i përbërë nga një monument dhe një ndërtesë e madhe, në Gifhorn, në shtetin verior të Saksonisë së Poshtme, u përfundua gjashtë vjet më parë pas 16 vjet ndërtimi, duke ndërthurur stile të ndryshme të konstruksionit prej drurit rus.

Gurin e themelit të këtij pallati e kishte vendosur ish-presidenti rus, Mihail Gorbaçov, në vitin 1996.

Një agjent i pasurive të patundshme konfirmoi renditjen, por nuk pranoi të jepte detaje mbi rrethanat rreth shitjes.

”Glockenpalast” u ndërtua për të promovuar shkëmbimin kulturor në Europë pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik.

Atje organizohen rregullisht ngjarje dhe ekspozita që festojnë paqen, lirinë dhe diversitetin kulturor/DPA.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...