Shefi i Misionit Konsullor i Republikës së Kosovës në Cyrih, z. Vigan Berisha, pritet nga z. Mario Fehr, drejtues i Departamentit për Siguri të Kantonit të Cyrihut

Date:

Sot, më 25.11.2025, Shefi i Misionit Konsullor i Republikës së Kosovës në Cyrih, z. Vigan Berisha, pati nderin e veçantë të takohej me z. Mario Fehr, anëtar i Qeverisë Kantonale dhe drejtues i Departamentit për Siguri të Kantonit të Cyrihut. Ky departament mbikëqyr policinë kantonale, rendin publik, mbrojtjen civile, koordinimin e emergjencave, administrimin e burgjeve kantonale dhe masat për parandalimin e ekstremizmit, duke siguruar një ambient publik të sigurt për të gjithë qytetarët e kantonit.

Gjatë këtij takimi të frytshëm dhe shumë konstruktiv, u zhvillua një dialog i hapur mbi mundësitë për të thelluar bashkëpunimin institucional dhe koordinimin mes Konsullatës së Republikës së Kosovës në Cyrih dhe autoriteteve kantonale të Cyrihut, në të gjitha fushat për të cilat ky departament është përgjegjës.

Z. Berisha shprehu mirënjohjen e tij të thellë për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe mbështetjen e vazhdueshme të z. Fehr, duke theksuar optimizmin për projekte të përbashkëta dhe bashkëpunim të mëtejshëm në të gjitha fushat e përgjegjësisë.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Qëndrim profesional për çështjen e ndërtimit të deponisë në fshatin Rrënzë

Si ekspert i bujqësisë dhe si qytetar që e...

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...

Opojarët e shijuan kënaqësinë e Bjeshkëve të Sharrit !

EDHE OPOJA FRYMON SHQIP Ka vende ku natyra dhe tradita...