Serbi masakron shqiptarin me thikë për tatuazhin “Shqipëria e Madhe”

Date:

Urrejtje dhe dhunë racore e një serbi në Greqi, i cili pasi ka dalluar në trupin e një të riu shqiptar tatuazhin me simbolet e Shqipërisë së Madhe, i është sulur me thikë dhe e ka plagosur rëndë. Ngjarja ka ndodhur në Katerini të Greqisë, raporton noa, duke cituar burime zyrtare nga policia greke. Shtetasi serb, emri i të cilit nuk jepet nga autoritetet policore greke, është shpallur person në kërkim, pasi akuzohet për plagosjen me thikë të një emigranti 25 vjeçar nga Shqipëria.

largea_untitled21440009579

Ngjarja ka ndodhur në Leptokarya, një qytet në Katerini në Maqedoninë Qendrore të Greqisë, raporton noa.al duke cituar burime zyrtare nga policia e shtetit grek. “Episodi i përgjakshëm ndodhi teksa një shtetas serb në mjediset e një lokali, ka dalluar se një shtetas shqiptar, kishte tatuazh në njërin krah, me mbishkrimin “Shqipëria e Madhe” dhe hartën simbol”, – bënë të ditur burime policore që citoi media lokale e Katerinit. “Shtetasi serb iu sul të riut shqiptar dhe nisi një sherr me të, për shkak të tatuazhit që mbante. Në një moment më pas, serbi nxori një thikë me të cilën e qëlloi në trup dhe krah tek tatuazhi, emigrantin shqiptar i cili për pasojë mbeti i plagosur”, – raportojnë mediat lokale në Katerini.

 

I plagosuri u transportua në gjendje të rëndë për shkak të humbjes së gjakut, në spitalin e përgjithshëm të Katerinit, ndërsa serbi u zhduk nga vendngjarja menjëherë pas therjes me thikë të të riut shqiptar.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Ndërprerja e furnizimit me mish nga Brazili, Dauti: Pritet rritje e çmimit të mishit

Afaristi Xhemail Dauti, në emisionin „Pas Numrave“ në TVM2, thotë...

Shqiptarja në Gjermani me një furrë të re buke

Burek për mëngjes, bakllava për kafe: Furra buke ballkanike...

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike me shpjegime të shkurtra

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike...

Hajdin Limoni (53) shpëtoi katër persona nga një makinë që po digjej

Ai është heroi i aksidentit të tmerrshëm me makinë...