Rrëzohet nga kati i tetë një fëmijë: Klithmat e nënës tmerruan banorët e Lozanës

Date:

Mbrëmjen e së premtes, në Lozanë të Zvicrës, një vajzë katërvjeçare ka rënë nga një dritare e katiti të tetë të një ndërtese banimi. Ajo vdiq në vendngjarje, shkruajnë mediat zvicerane, transmeton Shtegu.com.

Banorët e lagjes Rouvraie në Lozanë janë tronditur. Rreth orës 20.00 të së premtes në mbrëmje, një vajzë katërvjeçare ka rënë nga dritarja e katin të tetë të një ndërtese banimi.

Shpëtuesit u përpoqën të ringjallnin fëmijën në vend, siç kanë deklaruar banorët për „20 Minutes“. «E pashë një person që po i bënte masazh në zemër, iu drejtua nënës dhe e tundi kokën për të treguar se gjithçka kishte mbaruar. Klithmat e dhimbjes së nënës, nuk më lanë të bëja një sy gjumë. Është një tragjedi e tmerrshme“, tha një fqinj.

Shumë persona i kanë shprehur familjes ngushëllime. „Tronditja është shumë e madhe për gjithë lagjen dhe trishtimi për prindërit është i papërballueshëm. Edhe edhe për ne», ka shkruar një grua e re në Facebook për tragjedinë.

Siç ka njoftuar të dielën policia, tashmë kanë filluar hetimet për shkaqet e kësaj tragjedie të rëndë.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...