Gastronomi shqiptar ka një sihariq për austriakët e pikëlluar

Date:

Shumica e banorëve në Ebenseer kanë qenë të pikëlluar për ish-lokalin e kultit „TikiTaki“. Bile edhe në Fasching ishte komponuar një himn emocional dedikuar Takit. Por, koha e pikëllimit tashmë ka përfunduar. Sipërmarrësi shqiptar nga Ebensee në Austri, Lulzim Fejzullahi, me shumë përkushtim dhe dashuri „Taki“-n e ka shndërruar në „Dosn“. Nën moton „coole beats and drinks“, ai u drejtohet udhëtarëve të natës dhe dëshiron të mbyllë një hendek në ofertën gastronomike të Komunës Traunsee.

Me një dizajn elegant dhe një koncept harmonik të ndriçimit, Lulzimi ka krijuar një lokal që megjithatë është i këndshëm. „Për mua është me rëndësi që njerëzit të ndjehen rehatshëm dhe që diçka është duke lëvizuar në Ebensee“, thotë sipërmarrësi novator shqiptar, i cili në Austri erdhi 16 vite më parë, pa folur as edhe një fjalë të vetme gjermane, shkruajnë mediat austriake, përcjell Shtegu.com. Ish boksieri amator gjithashtu është dashur të «boksojë» edhe me baticat e zbaticat e jetës për të krijuar një karrierë të dnritshme.

Shërbimi i mirë është gjëja më e rëndësishme për gastronomin e talentuar shqiptar. Gjithnjë e më tepër, Lulzimi është duke dëshmuar se është një mikpritës i përsosur – si drejtor menaxhues i restorantit «Wein & Fein» dhe «Schlafmeile» në Ebensee dhe gjatë verës, si një menaxhues i kujdesshëm i „Treffpunkt am See“ në Parkbad të Gmundenit.

Me një mbyllje syri, Lulzimi shpjegon: „Më vjen mirë që më në fund `Dosn`-i është hapur… dhe natyrisht me një ceremoni madhështore të hapjes”. Kjo risi do t`i gëzojë shumë banorët e Ebensee.

Pra, jeni të mirëseardhur në „Grand Opening“ të „Dosn“ të premten, 18 tetor 2019 (ora 20:00)!

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...