Rregulla e BE-së: Veturat elektrike duhet të bëjnë zhurmë

Date:

Veturat e reja elektrike do të duhet të kenë një pajisje që bën zhurmë, sipas një rregulli të Bashkimit Evropian, që ka hyrë në fuqi të hënën.

Vendimi i BE-së ka pasuar shqetësimet se ky lloj i veturave është shumë i qetë, duke vënë këmbësorët në rrezik, sepse nuk mund të dëgjohen kur u afrohen atyre.

Të gjitha llojet e reja të mjeteve elektrike me katër rrota, duhet të pajisen me këtë aparat, i cili tingëllon si një motor tradicional.

Sistemi i alarmit duhet të bëjë zhurmë, kur kthehet mbrapa, ose kur vetura udhëton me shpejtësi nën 19 kilometra në orë.

Megjithatë shoferët do të kenë mundësinë për të çaktivizuar pajisjen nëse ata mendojnë se është e nevojshme.

Një organizatë bamirëse angleze për persona të verbër dhe me shikim të dobët, “Guide Dogs” e cila ishte ankuar për automjetet elektrike, e mirëpriti vendimin, mirëpo tha se, ky lloj i automjeteve duhet të bëj zhurmë në të gjitha shpejtësitë.

Nga viti 2021, jo vetëm modelet e reja, por të gjitha veturat elektrike duhet të kenë të përfshirë një zhurmues./KOHA

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Qëndrim profesional për çështjen e ndërtimit të deponisë në fshatin Rrënzë

Si ekspert i bujqësisë dhe si qytetar që e...

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...

Opojarët e shijuan kënaqësinë e Bjeshkëve të Sharrit !

EDHE OPOJA FRYMON SHQIP Ka vende ku natyra dhe tradita...