Mbyllen dyqanet dhe barnatoret në veri të Kosovës

Date:

Prishtinë, 1 korrik – Të gjitha dyqanet në katër komunat në veri të Kosovës të banuara me shumicë serbe, sot në mëngjes mbetën të mbyllura, në shenjë proteste për shkak të taksës prej 100 për qind të importit të prodhimeve nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.

Sipas radios në gjuhën serbe nga Mitrovica, Radio KiM, në këto komuna nuk punojnë as barnatoret, kiosqet dhe objektet hotelierike.

Kryetari i Shoqatës së afaristëve në veri të Kosovës, Radosh Petkoviq deklaroi se masat e autoriteteve kosovare e sollën popullatën lokale në skaj të katastrofës humanitare.

Sipas paralajmërimeve, barnatoret dhe tregtarët dhe objektet hotelierike në vendet ku jetojnë serbë në veri të Kosovës do të mbesin të mbyllura edhe gjatë ditës së djeshme.

Autoritetet kosovare dhe mediumet në gjuhën shqipe pohojnë se këto veprime të udhëheqësve lokal serbë, sipas instruksioneve të Beogradit dhe me logjistikë të krimit dhe të organizatës së paligjshme “Mbrojtja civile” janë me qëllim që të insecenohet kriza humanitare, që do të duhej të rezultojë me destabilizim të vendit,

Kryeministri Ramush Haradinaj javën e kaluar deklaroi se shërbimet kompetente kanë njohuri dhe dëshmi për planet e Beogradit për shkaktimin e krizës artificiale humanitare dhe se Qeveria do t’iu ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që banorëve në këto zona të mos u mungojë asnjë gjë për të jetuar./KOHA

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Qëndrim profesional për çështjen e ndërtimit të deponisë në fshatin Rrënzë

Si ekspert i bujqësisë dhe si qytetar që e...

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...

Opojarët e shijuan kënaqësinë e Bjeshkëve të Sharrit !

EDHE OPOJA FRYMON SHQIP Ka vende ku natyra dhe tradita...