Restoranti „Ulu“ buzë brigjeve të liqenit Mursi me aromë zvicerane

Date:

Në Zvicër jetojnë mbi 300 000 shqipfolës. Zviceranja Christine Lingertat nga Obwaldeni ka ndjekur rrugën e kundërt: Ajo emigroi dhe drejton një restorant në Shqipëri. Gazeta „Aargauer Zeitung“ e ka vizituar atë

 

„Përshëndetje të gjithëve dhe mirë se vini në restorantin `Ulu`“, e fillon videon pronarja Christine Lingertat, duke ia shtuar më pas edhe përshendetjen në gjuhën shqipe.

„Do t`ju tregoj se ku punoj dhe se çka bëjmë këtu“, vazhdon ajo duke i shoqëruar gazetarët.

Christine Lingertat është një pronare e restorantit „Ulu“ në qytezën e vogël Mursi në jug të Shqipërisë, ku ajo e gjeti fatin.

„Është e mrekulusheme, jemi një staf i shkëlqyeshëm, kemi një lokacion të mahnitshëm, mysafirë të mrekullueshëm për të cilët krijojmë një ambient të bukur dhe për këtë jam e lumtur“.

Restoranti „Ulu“ është në jug të Sqipërisë pranë brigjebe të liqenit Mursi, në mes të Ksamilit dhe Sarandës, si dhe në afërsi të kufirit me Greqinë.

Në Zvicër ajo ka punuar kohë të gjatë si drejtore e një shkolle dhe para tre vitesh, së bashku me bashkëshortin e saj u përcaktua që të vendosej në Shqipëri, duke realizuar kështu ëndrrën e kahmotshme.

Përkundës njerëzve të dashur dhe vendit të bukur, zhvendosja e saj në Shqipëri nuk ishte aq e lehtë.

Në menynë e restorantit nuk gjenden specialitetet zvicerane, por kryesisht përgatiten pjata të freskëta me specialitete rajonale. Megjithatë, edhe përkundër kësaj, në restorant vinë shpesh edhe zviceranë, sikurse është edhe Berli nga Bazeli, i cili ka vetëm fjalë miradie për lokalin e bukur dhe ushqimin e përsosur.

Christine ende nuk e ka përsoësur gjuhën shqipe. Restoranti i saj është i hapur nga pranvera e deri në vjeshtë. Gjatë sttnës së dimrit, ajo kthehet në Zvicër.

Pronarja e restorantit Christine Lingertat nga Obwaldeni i Zvicrës

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Takim i dy atdhetarëve të shquar në Vjenë të Austrisë

Është kënaqësi e veçantë të kalosh kohë me Këshilltarin...

I Palodhshëm për Çështjen Kombëtare Mirënjohje për z. Xhemali Bafkjari

I Palodhshëm për Çështjen Kombëtare Mirënjohje për z. Xhemali Bafkjari Në...

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...