Reagim lidhur me thirrjet publike të përjargëve të tipit Shefqet Dibrani
I datës 08 tetor 2015
Për hirë të sqarimit publik të anëtarësisë së devotshme të LDK-së sqaroj më sa vijon:
Përgaditja dhe mbajtja e kuvendit të 8 -të të Degës së LDK-së është bërë në konsultim të vazhdueshëm me kryesinë e Degës së LDK-së në Zvicër ku ka marrë pjesë edhe vetë Shefqet Dibrani në të cilën ishte kooptuar pas 12 vjet mrizimi e pasiviteti.
Ti që derdhë lotë krokodili dhe përjargësh me shkarravinat e t’ua në gazeta, portale e rrjete sociale me qëllim të dëmtimit të imazhit të Degës së LDK-së në Zvicër dhe thirresh në procedura të rregullta të Kuvendit duke u vërbua nga lakmia dhe përgaditja e skenareve puqiste ndaj LDK-së. Parregullsitë e Kuvendit të 8 -të Degës janë evidentuar dhe shqyrtuar në bazë të kërkesës së mbi 30 delegatëve dhe deponimit të ankesave të tyre për parregullsi në komisionin për ankesa të LDK-së.
Rrespektimi i rregullorës për zgjedhje është detyrim për të gjithë delegatët. Ti e din fortë mirë se mbi dhjetë(10) delegatë kanë qenë pjesë e Kuvendit pa patur bazë deleguese dhe në bazë të kësaj „dhjetshe“ je zgjedhë „kryetar“.
Shefqet sqaroje anëtarësinë dhe kërkoju falje për shkeljën e rregullorës në të cilën anëtarët e komisionit për numërimin e votave i propozove në kryesi me votat e vetnumëruara edhe pse disa herë të është tërhekur vërejtja.
Dega e LDK-s që e ka udhëhequr Haki Latifi me anëtarët e kryesisë e tij për 8 vjet, janë institucionalist, që e perfillin plotësisht, me gëzim dhe krenari përgjegjësinë hierakike, pra përfillin plotësisht qëndrimet partiake të organeve qendrore të LDK-së, të cilave u perket përgjegjësia e vendim marrëjes, kështu që Haki Latifi, si në te kaluarën edhe sot e nesër, do te jetë aktiv në punë e në shprehjen e mendimit të vet partiak, por njëkohësisht përfillës i vendimeve partiake sipas rrathëve dhe kompetencave zyrtare që kanë, por kurrë dhe asnjëherë, nuk do të pranojë vendime të individëve dhe grupeve private që përpiqen të rrënojnë strukturat e LDK-së, si në rastin konkret, kur përpiqet të injorohet vendimi i Kryesisë qendrore të LDK-së në Prishtinë. Shefqet Dibrani është një anëtar i thjeshtë i LDK-së derisa nuk konstatohet ndryshe dhe, ky mund të lebetitet duke përhapur shpifje, rrena e thashetheme, duke etiketuar e fyer përsonalitetet më të larta partiake të LDK-së, por, kjo është veprimtari e turpshme sepse, Shefqet Dibrani i bën nga lakmia karrieriste që është perpjekur ta përfitojë me kurdisje në prapaskena tashmë të dështuara.
Shefqet, LDK-ë ka rregulla, ka statut dhe duhet të mësohesh me i rrespektu si të gjithë anëtarësia e saj, nuk është si shkarravinat e librave të t’u që s’i lexon kush. Qëllimi i Shefqet Dibranit është shkatërrimi i Degës së LDK-së në Zvicër, sepse, anëtarësia e gjerë e din se, Dega duhet te jetë pjesë e strukturës së LDK-së, e jo opozitë e saj, siç tashmë e ka shpallur Shefqet Dibrani me disa shokë, të cilëve, unë Haki Latifi u them se, nga maskotat si ju nuk pres vlerësime reale të punës sime si veprimtar dhe kryetar i Degës së LDK-së në Zvicër, sepse, për karierist si ju, përbuzja e vlerave të të tjerëve janë morali juaj. Unë as kam qenë dhe as do jem kurrë mashtrues dhe intrigant, kështu që, oferta ime është angazhimi serioz për të forcuar LDK-në, për ta faktorizuar Degën e LDK-së së Zvicrrës si pjesë unike e partisë. Kundërshtarët e LDK-së le ta harrojnë se mund ta kenë Haki Latifin argat të tyre.
Ti Shefqet ke qëndruar nën hije gjatë gjithë proceseve të mundimshme në të kaluarën, nuk mund të jesh tash gjykatësi, dhe bajraktari që del e flet në emër të anëtarësisë së gjerë. I njoftoj anëtarësin e gjerë se deri në mbajtjen e kuvendit zgjedhor është legjitime Kryesia ekzistuese dhe të gjitha strukturat udhëheqëse ekzistuese janë legjitime, ata që marrin vendime dhe gjithçka zyrtare për Degën e LDK-së në Zvicër. Njëherit është i pavlerë dhe jo valid dhe që bie ndesh me statutin e LDK-së çdo veprim jashtë vendimeve tjetër, i kujdoqoftë, e sidomos i Shefqet Dibranit, i cili tashmë e ka treguar qëllimkeqësinë ndaj LDK-së. Kryesia e Degës së LDK-së në Zvicër distancohet nga akuzat e ulëta dhe skajshmërisht të ndyta të Shefqet Dibranit ndaj figurave kryesore partiake, duke shpifur rrugaçërisht, sepse, Isa Mustafa deshi ose jo Shefqet Dibrani, është kryetari legjitim i LDK-së dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, deshi ose jo Shefqet Dibrani, Ismet Beqiri, Agim Veliu, Haki Rugova, e të tjerë emra jane figurat themeluese te LDK-s, janë veprimtarët bashkëpunëtor të Presidentit historik Dr.Ibrahim Rugova, janë figurat që në vazhdimsi kanë gëzuar votën e anëtarësisë së gjerë të Kosovës dhe mërgatës, prandaj, personazhet e shpifura nga koluarët e kafeneve, siç është Shefqet Dibrani, nuk mund të japin vlerësime.
Solothurn, 13 tetor 2015
Haki Latifi, Kryetar i Degës së LDK-së në Zvicër
/Bota Sot/