Kosovari ia merr gjysmë milion franga të vejës zvicerane

Date:

Një zvicerane gjashtëdhjetëvjeçare ia besoi të gjitha ndjenjat një kosovari 38-vjeçar duke ia dhënë të gjitha të hollat që i kishte.

 

„U poshtërsova shumë“, ka deklaruar 60-vjeçarja të hënën, para trupit gjykues të Gjykatës penale në Lozanë. „Nuk e di se çfarë ka bërë me të hollat, por unë nuk kam shpresë se do të mund ta shoh përsëri edhe një cent të vetëm“. E veja zvicerane ishte viktimë e kosovarit S. që jetonte në Zvicër ilegalisht.

 

Ajo e kishte njoftuar kosovarin gjatë punimeve në një banesë, ndërsa ky i fundit menjëherë ia kishte gjetur dobësinë, duke u sjellë shumë miqësisht me te, përderisa ajo nuk u dashurua në te. Me këtë rast, ai e bindi të vejën që të banojë tek ajo. Brenda një viti, atij i mjaftoi koha që nga e veja të marrë gjysmë milioni frangash zvicerane, nga shitja e një shtëpie.

 

Para gjykatës, i akuzuari i mohoi të gjitha akuzat me një buzëqeshje në fytyrë. Sipas të dhënave të tij, ai i kishte premtuar viktimës se të gjitha të hollat do t`ia kthente me këste. Të hollat i kishte shpenzuar për të zgjidhur probleme të ndryshme, në mesin e të cilëve edhe pagesën e punëtorëve të tij, pasi ai ishte pronar i një firme përkundër qëndrimit ilegal në Zvicër. Gjithashtu, shumë të holla i kishte kushtuar edhe shkurorëzimi dhe operacioni i s`ëmës.

 

Por, e veja zvicerane nuk ka qenë e vetmja viktimë e kosovarit S., shkruan më tej „20 Minuten“, transmeton „Shtegu.com“. Ai gjithashtu kishte mashtruar një pensionist të lagjes duke „e lehtësuar“ për 60 mijë franga. Edhe këtë rast, kosovari e ka mohuar.

 

Kosovari i akuzuar ia kishte marrë edhe një bashkatdhetarit dhjetë mijë franga, ndërsa në vitin 2003, ai kishte qenë i dënuar me nëntë vite burg, për shkak të veprës penale „vrasje në tentativë“. Së shpejti pritet vendimi i procesit gjyqësor.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...

Arbër Bullakj zgjidhet deputet nē Këshillin Kombëtar zviceran

Arbër Bullakaj, një politikan socialdemokrat shqiptar nga Wili, po...

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën Evropiane të Matematikës në Lituani

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën e...