Qyteti i Bernës ofron Bon për kurse të gjermanishtes

141 Lexime

Lajmërimi për “Bon të gjermanishtes” është i hapur prej sot

Mësimi i gjuhës gjermane është pikë qendrore e planit të aksionit të qytetit të Bernës për vitet 2018-2021. Me anë të projektit “Bon i Gjermanishtes”, potencohet rëndësia e mësimit të gjuhës. Në përgjithësi do të shpërndahen në formë lotarie 500 Bon-a me vlerë prej 400 frangave. Mundësia për të marrë pjesë në lotari është e hapur prej sot, 16 shtatorë 2019.

Me këtë lloj të projektit, qyteti i Bernës provon diçka të re në lëmin e mbështetjes së mësimit të gjuhës. Migrantet dhe migrantët, të cilët duan të mësojnë gjermanishten, mund të konkurrojnë për të përfituar nga një bon për një kurs të gjuhës gjermane.

Të drejtë për konkurrim kanë personat, të cilët marrin mbështetje në lirimin e sigurimeve shëndetësore, me qëllim që nga kjo mbështetje të përfitojnë njerëzit, të cilët kanë vërtetë nevojë. Këta zakonisht për arsye financiar nuk mund të ndjekin kurse të gjuhës.

Qyteti i Bernës i financon 500 bon-a në vlerë prej 400 frangave. Të interesuarit e regjistruar për bon-a do të marrin pjesë në një lotari, pra 500 Bon-a do të shpërndahen atyre, të cilët i plotësojnë kushtet dhe emrat e tyre janë tërhequr në lotari. Këta Bon-a mund të shfrytëzohen për mësim të gjuhës te 14 ofrues të kurseve të gjuhës, të cilët janë të pranuar nga qyteti i Bernës.

 

Mbështetja e mësimit të gjuhës si pikë e rëndësishme e integrimit

Në procesin e zhvillimit të planit të prioriteteve të integrimit 2018-2021, një prej kërkesave qendrore ka qenë mbështetja financiare e mësimit të gjuhës. Me pilot projektin “Bon i gjermanishtes” kjo kërkesë e gjerë zbatohet në praktikë.

Në të njëjtën kohë, qyteti i Bernës e merr parasysh kornizën e ndryshuar ligjore për vazhdimin e lejeve të qëndrimit në Zvicër. Ligji për të huajt dhe integrimin kërkon nga personat, të cilët duan të vazhdojnë lejen e qëndrimit, njohuri të gjuhës.

 

Lajmërohuni për të përfituar nga mundësi për Bon të gjermanishtes në faqen: www.bern.ch/deutschbon/anmeldung