Qeshet me të madhe, i dyfishohet dënimi

Date:

Dymbëdhjetë muaj e një ditë burgim – aq kohë është dashur të kalojë në burg Ramon Ochoa. Ai ishte qeshur me të madhe, në kohën e shqiptimit të dënimit nga ana e gjykatësit. Por, ndryshimi i vendimit të menjëhershëm i gjyqtarit, nuk ishte edhe aq qesharak.

 

 

Një gjykatë e apelit në SHBA, ka konfirmuar dyfishimin e dënimit të një të akuzuari, i cili i ishte shqiptuar si reagim i vendimit të parë i cili ishte pranuar me qeshje të madhe nga i dënuari, njofton „Shtegu.com“ duke iu referuar medieve amerikane. Në argumentimin e kësaj gjykate thuhet se gjykatësi nuk i kishte tejkaluar kompetencat e veta. Në rastin e lartpërmendur bëhet fjalë për dënimin e Ramon Ochoa, i cili i kishte injoruar dispozitat e lirimit të tij me kushte të vitit të kaluar.

 

 

Gjatë seancës dëgjimore, gjykatësi i gjykatës rajonale në Kaliforni, Lawrence O’Neill e kishte dënuar personin me dymbëdhjetë muaj e një ditë me burg. Pasi kishte goditur me çekanin e tij në tryezë, si shenjë të përfundimit të seancës gjyqësore, O’Neill kishte vërejtur se Ochoa ka qeshur me të madhe. Ai e kishte spjeguar sjelljen e tij me faktin se vendimi i gjykatësit e kishte befasuar. Nga ana tjetër, gjykatësi e kishte kuptuar të qeshurën e tij si injorim të gjyktës, prandaj ai ia kishte dyfishuar dënimin.

 

 

Gjykatësit janë në gjendje që gjatë seancës së njëjtë t`i ndryshojnë vendimet, ka spjeguar gjykata e apelit. Avokati i Ochoa nuk është prononcuar nga vendimi i gjykatës.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...

Arbër Bullakj zgjidhet deputet nē Këshillin Kombëtar zviceran

Arbër Bullakaj, një politikan socialdemokrat shqiptar nga Wili, po...

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën Evropiane të Matematikës në Lituani

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën e...