Injoron ndalesën për t`iu afruar bashkëshortes, arrestohet shqiptari në Itali

Date:

Natën e së premtes, policia italiane ka arrestuar një shqiptar 44-vjeçar, për shkak të „arratisjes“ nga arresti shtëpiak dhe mospërfilljes së ndalesës për t`iu afruar banesës së bashkëshortes.
Personi në fjalë kishte qenë i arrestuar qysh në shtator të këtij viti, pasi gjithashtu e kishte injoruar ndalesën për t`iu afruar banesës së bashkëshortes, e cila i ishte shqiptuar për shkak të dhunës së ushtruar në familje. Një pjesë të dënimit me burg ai tashmë e kishte kryer, e më pas ishte dërguar në arrest shtëpiak.
Gjatë kësaj, ai është larguar nga arresti shtëpiak dhe ka tentuar që ta thyejë derën e hyrjes me dhunë.
Pas alarmimit të policisë, ajo menjëherë ka intervenuar, duke ndaluar shqiptarin para se të hyjë në banesë.
Shqiptari është dërguar në burgun e Bolzanos, njofton „Stol.it“, transmeton „Shtegu.com“.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Takim i dy atdhetarëve të shquar në Vjenë të Austrisë

Është kënaqësi e veçantë të kalosh kohë me Këshilltarin...

I Palodhshëm për Çështjen Kombëtare Mirënjohje për z. Xhemali Bafkjari

I Palodhshëm për Çështjen Kombëtare Mirënjohje për z. Xhemali Bafkjari Në...

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...