PROVOKIM I RËNDË: Ekipi zviceran do të pritet me tank para ndeshjes me serbët

Date:

09:12:07           2019-08-27

 

Para dy vitesh, në ndeshjen e basketbollit të Crvena Zvezdës, në tribuna dominonte një tank i cili «rastësisht» u gjend mu mbi transparentin e Vukovarit, i shkruar në shkrimin cirilik, shkruan «Jutarnji List», i revoltuar pas vendosjes së një tanku të vërtetë ushtarak para stadiumit Rajko Mitiç në Beograd, në vigjilie të ndeshjes për kualifikim në Ligën e kampionëve në mes Crvena Zvezdës dhe Yong Boys-it, informon Shtegu.com. Tek ekipi serb janë prononcuar me deklaratën se tanku është pjesë e trashëgimisë kulturore, e kurrsesi aludim për Vukovarin.

Tani, Crvena Zvezda ka shkuar një hap më tej, vazhdon shkrimin gazeta kroate. Një tank i vërtetë është vendosur para hyrjes në stadiumin Rajko Mitiç i cili dyshohet se është kapur në Vukovar, sipas mediave serbe. Por, mediat kroate dyshojnë nëse ky tank është me siguri i atyre të paktëve serbë që i mbijetoi sulmit kroat.

Sidoqoftë, tifozët e Crvena Zvezdës, por edhe vetë klubi, vazhdojnë të festojnë agresionin serb kundër Kroacisë dhe Vukovarin. Edhe ate pa fije turpi, përfundon shkrimin «Jutarnji List».

 

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...