Kontrabandisti gjerman i drogës fshihej në Kodrën e Diellit në Maqedoninë e Veriut
08:32:54 2019-08-27
Për muaj të tërë, një trafikant i dyshuar droge nga Gjermania, është fshehur në një vendpushim të Maqedonisë së Veriut. Tani hetuesit kanë vepruar – pas zbulimit të 700 kilogramëve kokainë në Hamburg, shkruajnë mediat gjermane, përcjell Shtegu.com.
Në njoftimin për shtyp të policisë së Maqedonisë së Veriut, ai është quajtur vetëm me shifrën „RVL“, por me dekada të tëra hetuesve në Gjermani u është i njohur si një figurë e krimit të organizuar në Hamburg. Pasi gjeti 700 kilogramë kokainë në portin e Hamburgut, policia arrestoi 54-vjeçarin gjerman dhe gjashtë të dyshuar të tjerë – „RVL“ me sa duket, për muaj të tërë ishte fshehur në vendpushimin Kodra e Diellit. Trafikantët e tjerë të dyshuar të drogës u arrestuan në Gjermani, kanë thënë nga policia.
Në një kontejner me kuti bananesh, hetuesit e policisë dhe doganave në Hamburg kishin zbuluar më parë 700 kilogramë kokainë. Një informatë i kishte çuar zyrtarët në gjurmët e transportuesit nga Ekuadori i Amerikës së Jugut që kishte arritur më 6 prill në Hamburg. Hetuesit e konfiskuan drogën dhe transportuesin e futën sërish në qarkullim. Por, ata nuk e lanë pa e vëzhguar. Sepse, personat që qëndronin prapa skenës ishin akoma të panjohur.
Durimi u shpërblye, informon Shtegu.com. Dy ditë më vonë, hetuesit vëzhguan se të dyshuarit po transportonin kontejnerin nga porti në një kamion – ndryshe nga që ishte paraparë me dokumentet e mallrave. Më pas, droga u ngarkua në një depo. Aty kishte një kontejner frigoriferik, e gjithashtu edhe një paletë me 25 kuti banane. Pas shkakrkimit, ato është dashur të ngarkohen në kontejner në mënyrë që transporti i kokainës të mos linte ndonjë hendek të dyshimtë.
Në këtë depo ishin arrestuar tre të dyshuar: një 36-vjeçar turk, një shqiptar 44-vjeçar dhe një kosovar 48-vjeçar. Të gjithë kanë qenë në paraburgim që nga ajo kohë. Në banesën e shqiptarit të dyshuar janë gjetur dhe konfiskuar 244,000 euro dhe 100 gram ar. Hetimi i mëtutjeshëm çoi edhe te vozitësigjerman 32-vjeçar i kamionit, i cili i trafikonte mallrat nga porti i Hamburgut. Edhe kundër tij u lëshua urdhërarrest. Më tej, edhe tre punëtorë të portit dhe një gjerman 42-vjeçar u identifikuan si bashkëpunëtorë.
Por, fillimisht mungonte një i dyshuar: „RVL“. Sipas hetimeve fillestare, ai e kishte organizuar kontejnerin frigoriferik dhe ishte në kontakt të ngushtë me autorët e dyshuar. Sipas hetuesve të drogës në Hamburg, për dekada të tëra ai ka qenë pjesë e krimit të organizuar. Me këtë rast, është mobilizuar edhe Interpoli dhe hetuesit I ranë në gjurmë.