Prof. Dr. Sefer Tahiri: Kumanova e sakrificave kolosale do ta kalojë edhe këtë sfidë!

68 Lexime

Informacioni i minutave të fundit është se Qeveria ka vendosur që gjatë fundjavës Kumanova të vendoset në karantinë. Nga sonte në orën 21 deri të hënën në 5 të mëngjesit Kumanova do të jetë tërësisht e mbyllur. Ndërsa çdo ditë tjetër nga ora 16 deri në 5 të mëngjesit do të jetë gjithashtu e bllokuar. Praktikisht do të vlejë ora policore për këtë rajon më herët nga rajonet e tjera.

Megjithatë, pavarësisht kësaj të gjithë ata që kanë leje për të shkuar në vendet e tyre të punës do të mund të lëvizin pa ndonjë problem. Vlejnë të njëjtat rregulla të parapara për orën policore.

Në rrjetet sociale ka filluar solidarizimi me Kumanovën, njëjtë me solidarizimet që u bënë me Dibrën, kur i fut në izolim. Ndër të parët solidarizim ka ardhur nga profesori universitar, Sefer Tahiri, shkruan Gazeta Lajm.

“Solidarizohemi me Kumanovën!

Lutemi për Kumanovën dhe kumanovarët, në këto çaste të vështira!
Kumanova e sakrificave kolosale në histori, Kumanova bujare do ta kalojë këtë sfidë sepse zemrën e ka të madhe!”, thekson Tahiri në mesazhin e tij solidarizues. Lajmpress