Këngëtarja turke vdes në grevë urie

Date:

Helin Bölek, e cila kishte ndaluar së ngrëni për të protestuar kundër sulmit të Ankarasë ndaj grupit të saj, vdiq në moshën 28-vjeçare.

Një këngëtare e grupit muzikor revolucionar, Grup Yorum, të premten vdiq pas afro 300 ditësh të një grevë urie të cilën ajo po e mbikëqyrte për të protestuar kundër shtypjes së kolektivit të saj, shkruajnë mediat e huaja.

„Helin Bölek, e cila ka qenë në grevë urie për 288 ditë, ka rënë si martire“ ka deklaruar Grup Yorum në një prononcim për mediat sociale, informon Shtegu.com. Ajo ishte vetëm 28-vjeçare.

Grup Yorum, i themeluar në vitin 1985, është i njohur për veprat e tij që përzien muzikën tradicionale dhe ringjalljen e këngëve revolucionare. Anëtarët e saj arrestohen rregullisht dhe koncertet e tij ndalohen.

Ky grup muzikor është afër një organizate radikale marksiste-leniniste, DHKP-C, një grup i cili ka kryer disa sulme dhe i cili është përshkruar si „terrorist“ nga Ankaraja dhe aleatët e saj perëndimorë.

Bölek kishte filluar grevën e saj të urisë për të kërkuar lirimin e shtatë anëtarëve të burgosur, tërheqjen e urdhërarresteve për muzikantë të tjerë dhe heqjen e ndalimit të grupit për koncerte.

Ajo vetë u arrestua në vitin 2016 dhe u la e lirë dy vite më vonë. Aktualisht, një tjetër anëtar i Grup Yorum, Ibrahim Gökçek është në grevë urie.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...

Arbër Bullakj zgjidhet deputet nē Këshillin Kombëtar zviceran

Arbër Bullakaj, një politikan socialdemokrat shqiptar nga Wili, po...

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën Evropiane të Matematikës në Lituani

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën e...