Pritet festë e madhe për Kupën e Unionit Shqiptar të Futbollit

Date:

Unioni i Klubeve Shqiptare të Futbollit në Zvicër organizon për herë të parë garat për Kupën e Unionit.

“Më 27 Qershor të gjithë do të jemi dëshmitarë të fërshëllimës të parë në orën 10.00, kur garat për këtë kupë do të hapen me ndeshjen FC Besa Biel/Bienne – FC Shqiponja Langenthal”, thuhet në një njoftim të UKFSHZ.

Programi përfshin:
09.00-19.00 Kupa e Unionit me ndeshjet e klubeve në 4953 Huttwil.

20.30 koncert me këngëtarët Mimoza Shkodra e Muhamet Sejdiu në Biberena, 4562 Biberist.

Të ftuar janë përfaqësitë diplomatike shqiptare në Zvicër si dhe federatat e futbollit të Shqipërisë dhe Kosovës.

Gjithashtu janë ftuar të gjithë yjet shqiptare të futbollit në Zvicer si: Shaqiri, vëllezërit Xhaka, Memedi, Gashi, Kukeli, Milaim Rama, Hadërgjonaj etj.

Aktiviteti do filmohet e shfaqet nga RTK si dhe mediet e ndryshme shqiptare.

Në emër të kryetarit dhe të kryesisë së UKSHFZ ju urojmë sukses të gjithëve.

Le të jetë një ditë ku klubet shqiptare të tregojnë vlerat dhe disiplinën sportive edhe jashtë atdheut.

Ta shndërrojmë 27 Qershorin në festë, argëtim dhe takim me bashkatdhetarët nga të gjitha trojet shqiptare!”, thuhet në njoftimin e UKFSHZ, të nënshkruar nga Lindim Jusufi, sekretar. /Albinfo/

Shpërndaj:

spot_img

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Vrasësja e vogëlushit shtatëvjeçar shqiptar kërkon rrëzimin e vendimit dhe refuzohet

Alice F. vrau një vogëlush shtatëvjeçar me thikë në...

Gjendet pa shenja jete shqiptari i zhdukur

Burri 56-vjeçar austriak, i cili ishte raportuar i zhdukur...

Juniorët e FC bethlehem nga Berna në kërkim të donatorëve me një ide interesante

Në qendër tregtare "Gäbelbach" të Bernës, dy djem të...

Zhduket një kosovar nga Gjeneva, policia zvicerane kërkon ndihmë

Një alarm për person të zhdukur është lëshuar për...