Policia zvicerane konfiskon dy vetura të shtetasve maqedonas

Date:

Gjatë javës që po lëmë pas, policia zvicerane ka ndaluar në Würenlos, dy shtetas të Maqedonisë të cilët në vend të 80 km/h të lejuar, në një rrugë kryesore jashtë vendbanimit, kanë vozitur 145 km/h.

 

 
Bëhet fjalë për një 23-, dhe një 26-vjeçar, të cilët janë ndaluar nga policia zvicerane, pasi kanë tejkaluar shpejtësinë maksimale të lejuar për 65 kilometra në orë më shumë. Me këtë rast, prokuroria zvicerane ua ka konfiskuar veturat, ndërsa edhe janë privuar nga komunikacioni, pasi kanë qenë të detyruar t`i dorëzojnë patentat e shoferit, shkruan „Aargauer Zeitung“, njofton „Shtegu.com“. Prokuroria menjëherë ka filluar një hetim penal ndaj tyre.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Ndërprerja e furnizimit me mish nga Brazili, Dauti: Pritet rritje e çmimit të mishit

Afaristi Xhemail Dauti, në emisionin „Pas Numrave“ në TVM2, thotë...

Shqiptarja në Gjermani me një furrë të re buke

Burek për mëngjes, bakllava për kafe: Furra buke ballkanike...

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike me shpjegime të shkurtra

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike...

Hajdin Limoni (53) shpëtoi katër persona nga një makinë që po digjej

Ai është heroi i aksidentit të tmerrshëm me makinë...