Policia gjermane tërheq nga komunikacioni BMW-në e “artë” të shqiptarit (VIDEO)

Date:

Policia gjermane në Düsseldorf, ka tërhequr nga qarkullimi një xhip të llojit BMW me ngjyrë të artë dhe tashmë është e qartë se kush është pronari I tij. Siç raporton “Bild”, vetura i përket një labeli muzikor shqiptar, i cili ishte yll në videoklipin muzikor të reperit shqiptar, Stresi (32).

Vozitësi ii BMW-së, Berati 30-vjeçar, tregon se vetura e tij ka qenë në qarkullim për rreth dy vite për labelin muzikor shqiptar „Gjoni Black Entertainment“. Ai vazhdon duke thënë: „Deri më tani nuk kam pasur asnjëherë problem me policinë“, informon Shtegu.com. Policia kishte nxjerrë nga komunikacioni veturën e tij, nga frika se ajo do të shkëlqente shumë në diell dhe përdoruesit e tjerë të rrugës mund të verboheshin.

Më pas, ekspertët gjetën edhe defekte të tjera, të tilla si foli të errëta në dritat e pasme, pjesë të tjera shtesë të ndryshme dhe kopertina e motorit. „Çdo mangësi indfividuale ka sjell në faktin se vetura nuk ishte e denjë për komunikacion“, tha një zëdhënës i policisë. Berati beson se vetura e tij është në rregull, pasi ajo ishte e akorduar nga një kompani e specializuar.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...