Jehona e vizitës së ministrit Edmond Ademi në shtypin zviceran
Me rastin e përvjetorit të tridhjetë, Nikolla Mirçev kryetar i Shoqatës maqedonase të Echallens, e ka hapur seancën duke i dëshiruar mirëseardhje Edmond Ademit, ministër i Diasporës maqedonase, Nikolla Shalvarinov, drejtor i agjencisë së emigrimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Biljana Kostova, koordinatore, informon Shtegu.com.
Më 25 shtator, rreth tridhjetë persona kanë qenë të pranishëm, në mesin e të cilëve edhe Werner Blum, ish kryebashkiaku dhe i iërguari konfidencial i komunitetit maqedonas në Echallens. Në përfundim të seancës, ai nuk ngurroi të pohojë se sa shumë i ka vlerësuar marrëdhëniet në mes të komunitetit maqedonas dhe autoriteteve të Echallensit.
Ministri Edmond Ademi e prezantoi Ministrinë e re të Diasporës, të themeluar tashmë dy vite e gjysmë më parë, sikurse edhe futjen e diasporës në Kushtetutë, si element përbërës i saj. Ai prezantoi mbështetjen e të pranishmëve, duke definuar përparësitë dhe funksionimin e ministrisë së re. Më pas, ai i ka dëgjuar “vërejtjet” e disa anëtarëve të komunitetit sa u përket shërbimeve “të mjerueshme” të Ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Bernë: Injorim i telefonatave, dyer të mbyllura gjatë orarit të punës, dialog i vështirë me personelin që nuk flet vetëm se gjuhën gjermane. Ministri premtoi se do ta shqyrtojë çështjen.
Debati vazhdoi me marrëdhëniet e diasporës dhe ministrisë së re, si dhe mundësitë e tanishme për të investuar në vendlindje. Gjithashtu u shtjellua edhe çështja e transmetimit të gjuhës së prejardhjes për gjeneratat e reja, si dhe ruajtja e traditave të vendlindjes. Sektori turistik është një mundësi e mirë.
Në fund të takimit dhe para aperitivit të përgatitur mirë, Shoqata MDD Makedonija ka përkujtuar tridhjetëvjetorin e saj të themelimit (25 mars 1989). Një përvjetor që do të festohet me të madhe nga 60 anëtarët aktivë dhe rreth 600 të tjerëve pasivë. Diaspora maqedonase e Echallens është më e rëndësishmja në Zvicër.