Policia gjermane ndalon vozitësin verimaqedonas me kamion 40 tonelatash

Date:

12:09:42                2019-05-03

 

 

Të martën, policia gjermane ka kontrolluar një kamion 40 tonësh me autotarga bullgare në Bierbaum. Vozitësi nga Maqedonia e Veriut, ka qenë duke shkuar drejt qendrës së qytetit për të shkarkuar 26 tonelata dërrasa. Ai i ra në sy policisë, sepse tubi i shkarkimit ishte shumë i zëshëm dhe padyshim i dëmtuar.

Përpos një vrime të madhe në tubin e shkarkimit, policia zbuloi edhe disqet e përparshëm të thyer disa herë dhe në ta kishte të qara deri në një centimetër, shkruajnë mediat gjermane, përcjell Shtegu.com. Eksperti gjerman i komunikacionit konfirmoi rrezikshmërinë absolute të kamionit dhe u befasua që disqet e frenave ishin akoma funksionalë, pasi në të vërtetë ata është dashur të binin pas dëmtimit.

Vozitësi ka paguar një depozitë sigurie prej 210 eurosh për të mbuluar kostot e procedurës gjyqësore. Pak kohë më vonë, speditori bullgar ka njoftuar policinë se kamioni do të riparohet në Bullgari. Megjithatë, kjo nuk e mbron atë nga një gjobë prej 300 eursoh që i është dërguar atij në vendin e tij të origjinës.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...

Opojarët e shijuan kënaqësinë e Bjeshkëve të Sharrit !

EDHE OPOJA FRYMON SHQIP Ka vende ku natyra dhe tradita...

Takim i dy atdhetarëve të shquar në Vjenë të Austrisë

Është kënaqësi e veçantë të kalosh kohë me Këshilltarin...