Migros-i dhe COOP-i përplot me të holla nga influencuesit zviceranë ?!
15:13:58 2019-05-03
Influencuesit zviceranë të rrjeteve sociale i fshehin paratë në Coop ose Migros. Ende nuk dihet nëse ndokush i ka gjetur ato.
Ata i vendosin 20 franga midis akulloreve të Mövenpick-ut apo nën ombrella, një bankënotë prej 100 frangash nën domate apo në mes të çokollatave: Video të tilla nga Migros ose Coop janë aktualisht në TikTok, shkruan „20 Minuten„, përcjell Shtegu.com. Dhe, ata i përfitojnë zemrat e shumicës. Kështu, një nga videot e @ales2andro është klikuar rreth 75’000 herë dhe është komentuar mbi 1000 herë.
Mbetet e paqartë nëse këta altruistë janë me të vërtetë në aksion, ose nëse gjithçka është bërë vetëm sa për marketing. Përderisa disa përdorues dëshirojnë të shkojnë drejtpërdrejt në gjah pas të hollave, të tjerët janë të sigurt: „Gjithmonë vihet e njëjta bankënotë. Po na tallin fortë vetëm sa për të krijuar famë“.