Nuk ia riparojnë mirë frigoriferin, inspektorati zviceran ia mbyll restorantin shqiptarit

51 Lexime

11:28:07            2019-05-03

 

 

Restoranti „Bären“ në Winterthur u mbyll nga inspektorati zvicerab i ushqimit. Tani, Arbanit K. (38) mbrohet nga akuzat e pronarit Karl Sax (63).
Një restorant e ka zhgënjer Zvicrën. Javën e kaluar, Policia Kantonale e Cyrihut ka zbuluar 100 kilogramë mish të kalbur, në restorantin „Bären“ në rrugën „Riedhofstrasse“ në Winterthur. Të hënën, inspektorati i ushqimit ndërmori masa dhe e mbylli restorantin për shkak të mangësive të përgjithshme higjienike.
Pronari Karl Sax (63) pas mbylljes së restorantit e ka akuzuar ashpër qiramarrësin e tij Arbanit K. (38): „Ai nuk kupton asgjë prej gastronomisë dhe me siguri ka blerë mallra të lirë“. Në fakt, ai donte të hiqte qafësh që prej një kohë të gjatë qiramarrësin, ka pohuar pronari për „Blick“, përcjell Shtegu.com.

 

Edhe Arbanit K. gjithashtu është prononcuar. Kur e vizitoi „Blick“, ai dukej tepër i mërzitur. Me sytë e trishtuar dhe me një zë të ulët ai pohon: „Gruaja ime dhe unë jemi shkatërruar tërësisht. Ne nuk jemi menaxhues të dobët të restorantit! Përkundrazi, ne gëzojmë një reputacion të shkëlqyeshëm mes klientëve tanë. Njerëzit vinin me gjithë dëshirë të hanë në restorantin tonë“.

 

Akuzat e pronarit, Arbanit K. i mohon: „Unë kuptoj shumë gjëra nga gastronomia. Përndryshe, gjatë katër viteve të menaxhimit tim, restoranti nuk do të shkonte mirë. Unë nuk kam blerë mish të lirë, por mish zviceran të cilësisë së lartë nga tregtarë të mëdhenj zviceranë“.

 

Sasia e mishit që policia e gjeti të premten, është një mister për Arbanit K .: „Kjo është absolutisht joreae që për një kompani të vogël si e jona, të ruhen 100 kilogramë mish në një kohë. Për restorantin tonë, ky do të ishte një furnizim prej të paktën gjashtë javësh“.

 

Arbanit K. ka spjegimin e tij për gjetjen e tmerrit: „Frigoriferi në restorant ishte prishur. Të premten, mekanikët erdhën për ta rregulluar. Kjo mund të shihet edhe nga fatura“.

 

Me sa duket, frigoriferi ishte prishur sërish edhe përkundër riparimit. „Pastaj ishte e qartë se ushqimi nuk u ruajt më në temperaturë të duhur. Avokati im do të kontaktojë kompaninë që ka riparuar frigoriferin në restorantin tim“.

 

Tani duhet pritur, por familja po vuan. „Raportimi mbi kushtet e supozuara në restorant, për mua ishte si një vrasje ekonomike“, pohon qiramarrësi. Ai nuk bën iluzione: „Unë nuk shoh më shpresë. Kjo dhemb shumë, pasi jam një gastronom i pasionuar“.

 

Përmes „Blick“, pronari Karl Sax thotë se ai tani do ta anulojë kontratën me Arbanit K. Kjo ende nuk ka ndodhur, thotë pronari. Megjithatë: „Kapitulli `Bären` në Winterthur ka mbaruar, dëmi i imazhit është tepër i madh“.