Policia gjermane dështon në dëbimin e kosovarit të cilin e mbron familja

Date:

Policia e Göttingenit në Gjermani, ka thyer dyert e banesës me një pajisje specviale dhe më pas ka ndaluar operacionin për shkak të disproporcionalitetit.

Dyer të copëtuara, përleshje dhe lëndime: Në Göttingen, dëbimi i një 18-vjeçari në Kosovë ka dështuar për shkak të rezistencës nga të afërmit. Familja e tij flet për një veprim shumë të dhunshëm policer, ndërsa ajo ka filluar hetimet për një sulm të rrezikshëm edhe ndaj oficerëve të saj.

Rreth orës 04.30 të mëngjesit të së hënës, policia u shfaq para një apartamenti në Ëeststadt të Göttingenit, në të cilin dyshohej se qëndronte kosovari. Familja e tij gjithashtu ka banuar atje për rreth 20 vite. Sipas „Aleancës Kundër Dëbimeve“, afro 20 zyrtarë ishin „të armatosur rëndë“ dhe me mburoja. Në vend që të cingërrojë në zile, policia menjëherë ka filluar shkatërrimin e derës së tij me një pajisje përkatëse policore, shkruajnë mediat gjermane, përcjell Shtegu.com. Fotografitë që po qarkullojnë në internet tregojnë dyert e thyera.

Sipas një zëdhënësi të policisë, dera e përparme dhe një derë tjetër u barrikaduan me objekte nga brenda kur oficerët donin të hynin në apartament. Pas disa thirrjeve me zë të lartë për të hapur dhe kërcënimi i mëpasshëm i hapjes së detyrueshme të një dere nuk ka pasur asnjë reagim, vetëm atëherë forcat policore vendosën të thyejnë derën.

„Nëpërmjet hapjeve që I shkaktuan, si dhe nga një dritare e hapur, më pas erdhi deri në sulme fizike ndaj zyrtarëve që qëndronin përpara“, tha zëdhënësi i policisë më tej. Shefi i operacionit më në fund e kishte ndaluar intervenimin për arsye të proporcionalitetit, „sepse një intervenim përfundimtar pothuajse me siguri do të kishte çuar në një numër të madh të lëndimeve“.

Nga ana tjetër, një i afërm raporton se familja ishte zgjuar nga tingujt e thyerjes së derës. Për shkak se ata fillimisht besuan në ndonjë plaçkitje, anëtarët e familjes kishin barrikaduar dyert dhe bërtisnin se dikush duhet të thërriste policinë. Një tjetër anëtar i familjes i tha Göttinger Tageblatt: „Ne jemi të gjithë psikologjikisht të shkatërruar, ky ishte një sulm, të gjithë kemi trauma. Ky ishte një agresion i vërtetë”.

Dy persona u plagosën kur dera ishte hapur, nëna e familjes kishte të ënjtura dhe një djalë kishte mavijosje. Zyrtarët pyetën nëse kishin nevojë për një ambulancë, të cilës familja iu përgjigj në mënyrë pozitive. Por, ambulanca nuk kishte ardhur, ndërsa policia deklaron se ndihma mjekësore ishte refuzuar.

Ndërsa policia theksoi ligjshmërinë e operacionit – bazuar në një vendim të fundit të dëbimit të qytetit të Göttingenit dhe një urdhërkërkimi nga gjykata lokale e rrethit, veprimi është kritikuar shumë nga Aleanca Kundër Dëbimeve: „Ne jemi të zemëruar dhe të tronditur nga përdorimi jo proporcional i forcës nga policia“, tha një zëdhënës në një tubim afatshkurtër të kundërshtarëve të dëbimit përpara bashkisë së qytetit të Gofttingenit.

Më pas, ekspertët gjetën edhe defekte të tjera, të tilla si foli të errëta në dritat e pasme, pjesë të tjera shtesë të ndryshme dhe kopertina e motorit. „Çdo mangësi indfividuale ka sjell në faktin se vetura nuk ishte e denjë për komunikacion“, tha një zëdhënës i policisë. Berati beson se vetura e tij është në rregull, pasi ajo ishte e akorduar nga një kompani e specializuar.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...