Aksident spektakolar i verimaqedonasit në Zvicër

Date:

Të hënën është shkaktuar një aksident spektakolar në Aargau të Zvicrës. Një veturë e llojit “Opel” është përmbysur dhe u ndal në një shtrat pranë binarëve të trenit.

Një vozitës 32-vjeçar verimaqedonas, të hënën ka shkaktuar një aksident spektakolar në Kantonin Aargau. Automjeti i tij është shkatërruar tërësisht, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Shtegu.com.

Rreth orës 13.20, verimaqedonasi me venbanim në Waldshut të Gjermanisë, po qarkullonte në rrugën Rheintalstrasse, nga Laufenburgu në drejtim të Etzgenit. Në lokacionin Rheinsulz vozitësi doli në të djathtë të rrugës dhe u fut në një livadh. Atje, automjeti I tij u përmbys dhe më në fund u ndal në një shtrat pranë binarëve të trenit.

Për shkak të aksidentit, linja hekurudhore SBB u ndërpre. Pas përplasjes, voztësit verimaqedonas i është dhënë ndihma e parë në vendngjarje, para se të dërgohej në spitalin më të afërt.

Policia zvicerane i ka filluar hetimet për ndriçimin e plotë të rastit.

Për shkak të aksidentit, linja hekurudhore SBB në rrethinë është ndërprerë deri pak para orës 15.00.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Qëndrim profesional për çështjen e ndërtimit të deponisë në fshatin Rrënzë

Si ekspert i bujqësisë dhe si qytetar që e...

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...

Opojarët e shijuan kënaqësinë e Bjeshkëve të Sharrit !

EDHE OPOJA FRYMON SHQIP Ka vende ku natyra dhe tradita...