12:15:20 2019-02-19
Çdokush që flet keq gjermanisht, në Cyrih vazhdimisht nënvlerësohet nga punonjësit e qytetit. Autoritetet tashmë janë alarmuar. Një i huaj që flet keq gjermanisht, duhet të shkojë tek autoritetet. Komunikimi është i vështirë, punonjësi komunal i flet atij sikur të ishte ndonjë fëmijë. Gjatë bisedës, ai nënvlerësohet, shkruan „NZZ“, përcjell Shtegu.com.
Kjo është mënyra se si banorët e huaj pandërprerë trajtohen nga zyrtarët. Këtë e pohon Christine Seidler (SP), kryetare e komisionit të biznesit të këshillit bashkiak të Qytetit të Cyrihut (GPK). Sipas Seidler, jo vetëm klientët nëpër sportele që nënvlerësohen, por edhe gjatë kontrolleve policore apo të biletave.
GPK e vuri në dukje këtë problem në raportin e tij të aktivitetit për vitin 2018. Do të ishte në rregull që edhe nëse pala e kundërt nuk flet mirë gjermanisht, duhet të tregohet gjithmonë respekt nga ana e zyrtarëve ndaj personit, përcjell Shtegu.com.
Punonjësit e qytetit e ngatërrojnë një gjuhë të thjeshtë dhe miqësore me një gjuhë pa respekt, siç thotë Seidler në letër. Kjo nuk shkon. Dikush duhet ta marrë këtë çështje seriozisht dhe t`i sensibilizojë punonjësit e qytetit në këtë drejtim.
GPK tashmë i është drejtuar këshillit të qytetit. Sipas Seidler, jo të gjithë anëtarët e shohin nevojën për diskutim. Siç thotë Astrid Herrmann, zëdhënësja e departamentit presidencial e Qytetit të Cyrihut, problemi është i njohur. Megjithatë, gabimet në komunikimin ndërpersonal nuk kanë mundur të shmangen gjithnjë. Këto janë raste të izoluara. Nëse zbulohet një sjellje e keqe, drejtoria e zyrës së popullatës i kërkon falje personit të prekur.
Avokati i popullit të Qytetit Cyrih tashmë është ballafaquar me këtë problem – këta janë persona që janë nënvlerësuar gjatë kontrolleve policore, përcjell Shtegu.com. Në një rast, policia e arsyetoi vetveten se për njerëzit që flasin keq gjermanisht, drejtimi i zyrtarëve në numrin njëjës të vetës së dytë (ti) është forma më e mirë dhe komunikimi është shumë më i lehtë.
Sipas avokatit të popullit, megjithatë, aftësitë e këqija të gjuhës gjermane nuk e justifikojnë kurrë këtë nënvlerësim. Kjo duket diskriminuese dhe pa respekt. I këtij mendimi është edhe komandanti i policisë, Daniel Blumer. Menaxhmenti tashmë ka trajtuar temën. Megjithatë, avokati i popullit ende pranon ankesa.

