Ja përse Shaqa u largua nga FC Bayern me të cilin do të takohet sonte

Date:

12:57:44                2019-02-19

 

 

Xherdan Shaqirin (27) me Liverpoolin, mbrëmjen e së martës e pret dueli kryesor në Ligën e kampionëve me Bayern Munchen (ora 21.00). Por, përse ai e la rekorderin gjerman të titujve? Gazeta „Blick“ ka treguar prapavijën e largimit të tij në vitin 2015, përcjell Shtegu.com.

Xherdan Shaqiri dhe dashuria e tij për Bayernin filloi në vitin 2012. Kampioni t shumëfishte gjerman do ta transferojë për 15 milionë euro, për ta marrë atë nga FC Basel. Pason një sezon si një almanak: Kampion, fitues i kupës, fitues i Ligës së kampionëve nën udhëhehqjen e Jupp Heynckes.

Shaqiri luan 39 herë, shënon 13 gola dhe realizon 8 asiste. „Këtë do t`ua tregoj nipërve e mbesave të mia në moshën 100 vjeçare“, thotë Shaqiri.

Pastaj vjen Pep Guardiola si trajner. Dhe komunikimi në mes tyre nuk funksionon. Eskalimi i situatës ndodh më 22 gusht 2014. Gjatë ndeshjes në mes Bayernit dhe ëolfsburgut, konkurrenti i Shaqirit, Franck Ribery ishte i lënduar, ndërsa Shaqiri përkundër kësaj, mbetet në bankinën rezervë. Ky ka qenë momenti vendimtar që vulosi largimin e hershëm të Shaqirit.

Zemërimi i tij përforcohet nga fakti se ai dëshiron të shkojë në Brazil, pas Kupës Botërore 2014. Liverpooli i ka bërë një ofertë për 20 milionë eurosh, transmeton Shtegu.com. Shaqa dëshiron të largohet, bavarezët për momentin vënë veton e tyre. Por, ai më pas arratiset në Inter, në dimrin e vitit 2015.

Lothar Matthäus shpreh keqardhje në intervistën për „Blick“: „Unë do të doja të shihja atë në Mynih. Por, Pep Guardiola nuk është një tifoz i lojtarëve që largohen nga kërkesat ndonjëherë taktike.

Ndërsa Ottmar Hitzfeldi thotë: „Bayerni ka menduar në afat të shkurtër dhe ka gabuar, pasi Shaqiri do të ishte lojtari më ideal në ekip. Kjo është arsyeja përse ky ndryshim i Bayernit ishte nja gabim i madh.

Angazhimi me Interin ishte një keqkuptim. Në verën e vitit 2015, ai shkon në Stoke, tre vite më vonë Shaqa gjendet në Liverpool me Jürgen Klopp, i cili i dha besimin.

Tani ai do të takohet me Bayernin, për të cilin ai ka luajtur 81 ndeshje (17 gola). Shaqa do të jetë i motivuar – por për të lënë prapa Manchester Cityn me Guardiolën në luftën për titullin e kampionit, për te do të ishte kënaqësia edhe më e madhe.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...