Pesëmbëdhjetëvjeçarja Iva Zurbo shkëlqen në Gjermani

Date:

Iva Zurbo (majtas)

 

 

 

19:39:16                  2016-05-01

 

 

 

 

Që nga mosha e saj pesëvjeçare, 14-vjeçarja shqiptare ka luajtur në piano. Nxënësja e gjmnazit të muzikës „Jordan Misja“ në kryeqytetin shqiptar të Tiranës, ka lënë një mbresë të paharruar në gjimnazin gjerman „Burgau“, duke i provuar njohuritë e saj artistike.

 

 

 

 

Ftesën ia kishte bërë pianisti gjerman, Heribert Koch i cili e kishte njoftuar gjatë aktiviteteve të tij ndërkombëtare si përfaqësues i jurisë në edicionin e manifestimit „Pianisti i Ri“. Me atë rast, ajo ishte ftuar të luajë në piano së bashku me Orkestrën e Radio televizionit shtetëror, shkruan „Aachener Nachrichten“, njofton „Shtegu.com“.

 

 

 

 

Në gjimnazin „Burgau“, ajo ka interpretuar vepra të Bachut, Beethovenit dhe Liszt. Sidomos në një vepër të njohur të Bachut, ajo i dëshmoi aftësitë e saj se si duhet interpretuar akordet e vështira. Më në fund, gjermanët i duartokitën frenetikisht dhe mbetën të mahnitur nga aftësitë e saj.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...