„Italianin“ e tradhëton gjuha shqipe
22:38:07 2016-05-01
Policia federale gjermane ka kontrolluar të enjten në aeroportin e Mynihut një shtetas shqiptar. Gjatë kontrollit, ai policëve ua ka treguar një pasaportë italiane, por paraprakisht kishte folur në gjuhën shqipe dhe kjo policëve u ishte dukur komike.
Ata menjëherë kishin dyshuar në dokumentin e udhëtimit dhe gjatë kontrollit më të detajuar, ata kishin zbuluar se bëhet fjalë për një dokument të vjedhur e të falsifikuar. Me këtë rast, shqiptari është arrestuar menjëherë dhe është dërguar në stacionin policor. Ai atje kishte treguar edhe një patentë shoferi false, një sigurim shnëdetësor italian të fqalsifikuar, si dhe një pasaportë të rregullt shqiptare. Ai ka deklaruar se pasaportën e kishte blerë në Itali, për 850 euro, ndërsa qëllimi i tij ka qenë Britania Madhe, për një punë dhe jetë më të mirë, shkruan „Abendzeitung“, njofton „Shtegu.com“.
Pasi para tre muajsh në Romë të Italisë e kishte blerë pasaportën e falsifikuar, ai është krthyer sërish në Shqipëri për të kursyer. Nga fillimi i javës, ai e kishte rezervuar biletën prej Tirane për në Mynih, ku kishte ardhur me pasaportën e rregullt shqiptare, pa ndonjë problem. Por, gjatë daljes nga pika kufitare gjermane, me qëllim të shkuarjes për në Londër, policia e ka hetuar. Ai është paditur për „falsifikim dokumentesh“, ndërsa pas shqyrtimit të plotë të rastit, ai do të kthehet në Shqipëri.