Përse sirianët shkojnë në Europë e jo në shtetet arabe ?
Populli arab ka kritikuar ashpër shtetet e Gjirit Persik, pasi aspak nuk u ka ndihmuar refugjatëve sirianë. Krerët e këtyre shteteve, këtë kritikë nuk e kanë marrë me seriozitet.
Përderisa mijëra refugjatë sirianë kanë marrë rrugën e Europës, apo ndodhen nëpër kampet e refugjatëve në Liban, Jordani dhe Turqi, shtetet e Gjirit Persik (Irani, Iraku, Kuvajti, Arabia Saudite, Katari, Bahrejni, Omani dhe Emiratet e Bashkuara Arabe), nuk kanë bërë asnjë përpjekje për të ndihmuar ata.
Lidhur me këtë, në shumë rrjete sociale po shkaktohen debate të shumtë nëse shtetet e Gjirit Persik kanë shumë më tepër obligim se sa Europa për të ndihmuar refugjatët, raporton BBC, përcjellë „Shtegu.com“. Afërsia gjeografike dhe gjendja e mirë ekonomike janë më të përshtatshme se sa Europa.
Një grup i një shoqate siriane në Danimarkë ka shpërndarë një video, në të cilën shihen refugjatët sirianë duke udhëtuar nga Hungaria për në Austri, ndërsa njëri nga përdoruesit ka shkruar: „Si është e mundur që ne jemi larguar nga territori i vëllezërve tanë, të cilët e kanë më shumë obligim për të na ndihmuar, përderisa shteti i tyre na quan të pafe“. Një tjetër përdures ka shtuar menjëherë: «Po betohem në Zot se arabët janë ata të cilët janë të pafe».
Për të hyrë në shtetet arabe, shtetasit sirianë duhet të kenë një vizë, e cila nuk mund të merret lehtë. Pa viza ata mund të udhëtojnë vetëm në Algjeri, Mauritani, Sudan dhe Jemen.
Jashtzakonisht rëndë është që një shtetas sirian të pajiset me vizë arabe, sidomos për shtetet e Gjirit Persik: Iran, Irak, Kuvajt, Arabi Saudite, Katar, Bahrejn, Oman e Emiratet e Bashkuara Arabe. Jo vetëm se është shumë e shtrenjtë për sirianët, por kjo vizë ka edhe kufizime të caktuara. Gjasat më të mëdha për të marrë një vizë të tillë, kanë sirianët të cilët kanëndonjë të afërm që u garanton qëndrimin atje. (Shtegu.com)