Përmes çorapeve, policia italiane zbulon kokainë në vlerë prej tre milionë eurosh

Date:

12 kilogramë kokainë të konfiskuar në Sterzing: Çorapet zbuluan bashkëpunëtorët

Policia italiane, arriti sukses të mërkurën kundër tregtisë me lëndë narkotike: Në Sterzing, zyrtarët konfiskuan 12 kilogramë kokainë në një vlerë 3 milion eurosh. Me këtë rast janë arrestuar tre shqiptarë. Me këtë rast, një palë çorape luajtën një rol kryesor, shkruajnë mediat italiane, përcjell Shtegu.com.

Në rrugën nacionale, policia ndaloi një veturë të llojit VË Touran, e cila drejtohej nga një shqiptar 23-vjeçar me vendbanim në Foggia.

Në automjet, oficerët gjetën gjithsej 10 pako të dyshimta të fshehura në një dysheme të dyfishtë nën ulësen e bashkudhëtarit. Nëntë prej tyre ishin të mbështjellura me celofan, ndërsa njëra me çorap.

Gjithashtu u kontrollua edhe një veturë e dytë, një Toyota Corolla, informon Shtegu.com. Meqenëse në të kishte një çorap, i cili përputhej me „çorapin e drogës“ nga Tourani i kontrolluar, policia e shtoi dyshimin.

Dy shqiptarët e kapur me vendbanim në Pisa, të moshës 29 dhe 39 vjeçe, rezultuan se ishin bashkëpunëtorët e korrierit 23-vjeçar të drogës.

Të tre shqiptarët u arrestuan, ndërsa droga e sekuestruar kishte një vlerë prej rreth tre milionë eurosh në tregun e zi.

Shpërndaj:

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Poezi: HEU, NDIZET FLAKË SHQIPËRIA!

Poezi: HEU, NDIZET FLAKË SHQIPËRIA! E mjera Shqipëri, në flakë e...

bexio apo TiffCore? Cili program u përshtatet firmave të instalimeve në Zvicër

Shumë firma shqiptare të zanateve në Zvicër punojnë me bexio. Për instaluesit e sanitarisë dhe ngrohjes ka tash edhe një alternativë nga Berna. Krahasimi i funksioneve dhe i çmimeve.

BOX39 – Kerzers

BOX39 - Kerzers

Akad. Miftar Tërshnjaku, poezi: DY KOKA, NJË ZEMËR, NJË KOMB, NJË FLAMUR!

Poezi: DY KOKA, NJË ZEMËR, NJË KOMB, NJË FLAMUR! Dy koka të...