Imami nga Zvicra shpëton një fëmijë, të cilin babai donte ta hidhte nga dritarja

Date:

Një person i hutuar në Cyrih-Affoltern, është përkujdesur për mobilizim të madh të policisë zvicerane. Që nga mesi i shtatorit, ai i kishte kërcënuar fëmijët në një shesh lojërash.

Në Cyrih-Affoltern, pasditen e së enjtes policia zvicerane është mobilizuar me një kontigjent të madh. Sipas një dëshmitari okular, një banor lokal thuhet se ka kërcënuar se do t`i bëjë diçka fëmijës së vet: «Fëmija po qante me zë të lartë. Burri po e mbante fëmijën jashtë dritares dhe kërcënonte se do ta hedhë».

Policia e qytetit të Cyrihut e konfirmoi intervenimin policor në Cyrih-Affoltern për shkak të një „personi të hutuar“. Sipas komunikatës, ai e mbante fëmijën e tij duke qarë dhe ulëritur nga dritarja dhe kërcënoi ta hedhë poshtë nëse kërkesat e tij nuk përmbusheshin, shkruan «20 Minuten», përcjell Shtegu.com. Pas ndërmjetësimit fillestar të pasuksesshëm, për të biseduar me të u paraqitën edhe persona të afërt me myslimanin 45-vjeçar dhe bashkëshorten e tij. Ai nuk i pranoi ata dhe në vend të tyre dëshironte të fliste me një imam. Kjo kërkesë iu plotësua.

Menjëherë pas orës 16.00, këto bisedime rezultuan me premtimin se burri ishte gati të dilte nga banesa me gruan dhe fëmijën e tij. Çifti u arrestua dhe më pas iu dorëzua personave profesionalë në këtë drejtim. Fëmija u transferua nën kujdesin e një familjeje miqësore.

Sipas hulumtimeve të gazetës zvicerane, «20 Minuten», bëhet fjalë për shtetasin nga Tunizia F.A., informon Shtegu.com. Qysh nga mesi i shtatorit, ai kishte shkaktuar trazira në Cyrih-Affoltern, kur e hoqi bluzën e tij në sheshin e lojërave të shkollës në Schauenberg dhe bërtiti para nxënësve „Allahu Akbar“, si dhe „Zoti do ta përfundojë dritën e tij“.

Sipas prindërve, të cilët iu referohen dëshmive të fëmijëve të tyre, burri ishte kërcënuar se do të kthehej dhe do t`i vriste të gjithë, pasi ishte arrestuar nga policia.

Pas kësaj, personi në fjalë është dërguar në një spital psikiatrik, ku pas disa ditëve ishte lënë i lirë. Tunizieni, sipas një anëtari të familjes dhe burimeve të tjera, është një mysliman radikal.

Shpërndaj:

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Poezi: HEU, NDIZET FLAKË SHQIPËRIA!

Poezi: HEU, NDIZET FLAKË SHQIPËRIA! E mjera Shqipëri, në flakë e...

bexio apo TiffCore? Cili program u përshtatet firmave të instalimeve në Zvicër

Shumë firma shqiptare të zanateve në Zvicër punojnë me bexio. Për instaluesit e sanitarisë dhe ngrohjes ka tash edhe një alternativë nga Berna. Krahasimi i funksioneve dhe i çmimeve.

BOX39 – Kerzers

BOX39 - Kerzers

Akad. Miftar Tërshnjaku, poezi: DY KOKA, NJË ZEMËR, NJË KOMB, NJË FLAMUR!

Poezi: DY KOKA, NJË ZEMËR, NJË KOMB, NJË FLAMUR! Dy koka të...