Pas kualifikimit të Shqipërisë në KE 2016, Mavraj intervistohet nga „Bild“-i gjerman

Date:

Shqipëria është duke fluturuar ende mbi retë e futbollit, lart në qiell! Ajo u kualifikua për herë të parë në një KE, ndërsa në „qiellin e shtatë“ është edhe mbrojtësi i FC Köln, anëtari i Kombëtares shqiptare, Mergim Mavraj (29).

 
Edhe pse për momentin ai nuk është i gatshëm për lojë, pas një operacioni në gju, në dy ndeshjet e fundit të Kombëtares shqiptare (me Serbinë 0:2 dhe me Armeninë 3:0), Mergimi ishte i ulur në bankinë, prej nga e përkrahte ekipin e tij.

 

 

FC Kölni i kishte dhënë leje të posaçme për një eveniment të tillë. Lidhur me këtë, Mavraj për „Bild“ deklaron: „Jam shumë falënderues që arrita ta bashkëpërjetoj gjithë këtë gëzim“.

 

„Është shumë vështirë të realizohet ajo të cilën ne e bëmë realitet“, vazhdon Mavraj, transmeton „Shtegu.com“. „Për vendin tonë të vogël, kjo është një arritje e madhe pasi u jep shpresë të pafund shqiptarëve. Për Gjermaninë kualifikimi nuk është asgjë e re, por për ne kjo ka domethënie të madhe“.

 
Për momentin, Mavraj është duke punuar në kthimin e tij në fushën e gjelbër: „Ëndrra ime më e madhe për momentin është që të jem i pranishëm si lojtar në Kampionatin Europian. Por, jam bërë më i kujdesshëm, pasi e kam vërejtur se sa shpejt mund të lëndohet një lojtar“.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Ndërprerja e furnizimit me mish nga Brazili, Dauti: Pritet rritje e çmimit të mishit

Afaristi Xhemail Dauti, në emisionin „Pas Numrave“ në TVM2, thotë...

Shqiptarja në Gjermani me një furrë të re buke

Burek për mëngjes, bakllava për kafe: Furra buke ballkanike...

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike me shpjegime të shkurtra

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike...

Hajdin Limoni (53) shpëtoi katër persona nga një makinë që po digjej

Ai është heroi i aksidentit të tmerrshëm me makinë...