Pas 14 vitesh në Zvicër, babain e ardhshëm kosovar e kërcënojnë me dëbim

26 Lexime

16:44:46            2016-06-08

 

 

 

 

Qytetarët e Neuchatelit në Zvicër, nuk kanë qëndruar duarkryq pas kërcënimit të kosovarit Besnik Fteahu për tu dëbuar nga Zvicra. Të hënën, është lansuar një peticion për Besnikun me vendbanim në La Chaux-de-Fonds. Ky baba i ardhshëm, do të duhet të largohet nga territori zviceran, nga miqtë dhe nga e dashura e tij shtatzanë.

 

 

 

Kërcënimi që po i bëhet kosovarit Besnik Fetahu, që deri në fund të qershorit të këtij viti të largohet nga territori zviceran, ka shkaktuar reagime të shumtë në mesin e qytetarëve të Neuchatelit, shkruan gazeta frankofone zvicerane „L` Express“, njofton „Shtegu.com“. Rreth 200 persona kanë reaguar lidhur me vendimin e organeve përkatëse kantonale të migrimit, për të mos iu vazhduar leja e qëndrimit babait të ardhshëm, edhe përpos faktit se ai tashmë 14 vite është duke punuar në Zvicër.

 

 

 

E përkrahur nga qytetarët, familja e Besnikut ka lansuar një peticion, i cili do t`i dorëzohet Këshillit komunal nga fundi i qershorit. Grumbullimi i nënshkrimeve ka filluar të hënën, në Le Locle, në afërsi të La Chaux-de-Fonds dhe në internet në faqen (www.change.org). Vetëm për dy ditë janë grumbulluar mbi 500 nënshkrime.

 

 

 

Avokatja e Besnikut dëshiron të takojë kryetarin e Komunës, Jean-Nath Karakash për të shqyrtuar rastin në fjalë: „Vërtetë gjendemi përballë një rasti tepër të jashtzakonshëm. Është e pakuptueshme që Besnikut, i cili tash e 14 vite punon legalisht në La Chaux-de-Fonds dhe që rregullisht i paguan tatimet dhe shërbimet sociale, të mos i vazhdohet leja e qëndrimit“.

 

 

 

Por, a ka forca të mjaftueshme që kantoni të ndërhyjë në këtë rast, përderisa Gjykata federale zvicerane është deklaruar kundër vazhdimit të lejes së qëndrimit të Besnikut? Sipas avokates Katia Berto, nuk është raritet që kantonet të miratojnë lejeqëndrim për të huajt, edhe përkundër vendimit negativ të Gjykatës federale. „Ndonjëherë jemi të detyruar të marrim vendime kontradiktore, ndërsa mendimi im dhe i kolegëve të mi është se vendimi i kantonit duhet të respektohet.
Nga ana tjetër, Besnik Fetahu është duke shpresuar se do ta fitojë simpatinë e qytetarëve të La Chaux-de-Fonds: „Unë e kam ndërtuar jetën këtu dhe jam i integruar. Praktikisht, e tërë familja ime jeton në La Chaux-de-Fonds. Po që se largohem nga Zvicra, do të jem i vetmuar në Kosovë, në një vend i cili nuk është i imi (Besniku është shtetas serb me origjinë kosovare v.j.). Për mua është e pamundur të kthehem atje, ndërsa kjo më shkakton tronditje“, ka përfunduar Besnik Fetahu.