Paraqitet rasti i parë në Zvicër i zënkës për shkak të gërrhitjes, gjyqësia në dilemë të madhe

47 Lexime

Fillimisht, një çift zviceran kishte menduar se bëhet fjalë për ndonjë mahi, kur fqinjët i kishin akuzuar për zhurmë gjatë natës. Por, tani zënka ka eskaluar.

 
Zhurma të bën të sëmurë, shumicën e njerëzve i lë pa gjumë dhe është shkaku kryesor për zënkat midis fqinjëve. Bile edhe për shkak të seksit të zhurmshëm, ka pasur raste që palët janë akuzuar mes vete.

 
Histori për zënkë midis fqinjëve për shkak të seksitt të zhurmshëm, Gilles Maitin (46) dhe mikesha e tij Nadine Menezes (34) gjithashtu kishin lexuar, i kanë deklaruar të përditshmes zvicerane „Le Matin“, transmeton „Shtegu.com“. Por, ata asnjëherë nuk e kishin paramenduar se do të involvohen në një grindje të tillë. „Ne jemi të qetë në dashuri, por fqinjët na thanë se po gërrhasim shumë“, i kanë deklaruar gazetës në fjalë zviceranët e brengosur, përndryshe prindër të një vajze tetëvjeçare.

 

 

Familja ishte vendosur në këtë banesë në Biel, qysh para një viti. Pas vetëm tre javësh, kishte cingërruar zilja e derës. Para deres ishte shfaqur fqinja e moshuar: „Ju po gërrhisni, ndërmerrni diçka kundër kësaj“, i ishte kërcënuar çiftit zviceran, të cilët fillimisht kishin menduar se bëhet fjalë për ndonjë mahi, përderisa nuk kishte ardhur edhe bashkëshorti i plakës: „Ai filloi në mes të natës të cingërrojë tek ne, të trokasë mbi dysheme apo edhe në parmakët e jashtëm të dritareve. Duket qesharake, por për ne është një ferr i vërtetë“, vazhdojnë rrëfimin çifti i brengosur.

 

 

Zënka tashmë ka eskaluar: Në lojë u futën edhe qiradhënësi i banesave, e gjithashtu edhe policia. Por, zgjidhjes së problemit nuk po i shihet fundi: Një rast i gërrhitjes në institucionet juridike kantonale ende nuk është i njohur, edhe pse problemet me zhurmë janë përditshmëri e tyre. Për shkak të këtyre akuzave, Gilles Maitlin bile e kishte vizituar mjekun i cili nuk kishte konstatuar diçka tëtmerrshme. Maitlin versichert: „Ne gërrhasim shumë pak, njësoj sa maceja jonë që merr frymë. Në turmën e ushtarëve gjatë shërbimit ushtarak, gjithashtu unë nuk isha më i zhurmshmi“, ka përfunduar zvicerani.