Për të tërhequr një të hendikepuar i cili me karrocën e tij kishte mbteur në rrugë, policia franceze ka përdorur automjetin zyrtar.
Po që se videoja që po bën xhiro nëpër rrjetet sociale të bën të qeshesh, policët lokalë në Francë rrezikojnë të humbin vendin e tyre të punës. Ngjarja është zhvilluar më 30 gusht të këtij viti në komunën Leucate (në jug të Francës). Në një pjesë të rrugës shumë të frekuentuar, duket një person i moshuar mbi një karrige elektrike invalidore e shtyrë nga vetura e policisë. Është e përditshmja lokale «L’Indépendant» që e ka aktualizuar rastin dhe e cila shkruan se ndaj dy policëve do të ngritet procedurë penale. „Këto pamje jo vetëm që janë ushtruar pa ndjenja, por edhe kanë diskredituar një profesion të tërë e që nuk është e tolerueshme“, kanë deklaruar nga një sindikatë e policisë franceze, transmeton „Shtegu.com“.
Komuna në fjalë ka spjeguar rrjedhën e ngjarjes: «Ky person kishte mbetur në rrugë pas një dëmi në karrigen invalidore. Ai kishte refuzuar të hipë në veturën e policisë, duke mos dashur të ndahet nga karriga e tij. Ai gjithashtu kategorikisht kishte refuzuar çdo tërheqje nga jashtë duke u përkujdesur për shëndetin e tij. Në atë moment, hapi më kryesor kishte qenë që personi të largohej nga rruga, gjë të cilën dy policët e kishin bërë pas propozimit të vetë personit të hendikepuar», thuhet në kumtesën e komunës.
Përderisa zyrtarët janë të mendimit se duhet ngritur kallëzim penal ndaj policëve për shkak të joprofesionalizmit të tyre, familja e të hendikepuarit ka dalë në ndihmë të policëve duke theksuar se sa i përket personit të hendikepuar, ai është një person shumë kokëfortë dhe se policët kishin menduar të veprojnë si është më së miri.


