Njëqind vetura norvegjeze pushtojnë autostradën gjermane, policia i ndjek me helikopterë

Date:

20:27:53                 2019-05-02

 

 

Më shumë se 100 vetura sportive, që të enjten garuan në autostradën gjermaen A20 me shpejtësi deri në 250 kilometra në orë, janë vënë në shënjestër të policisë. Siç deklaroi një zëdhënëse policore e Agjencisë gjermane telegrafike (dpa), në pushimoren e zonës Fuchsberg, në lindje të ëismarit, 107 automjete janë tërhequr nga komunikacioni.

Ajo supozon se fillimisht ka pasur më shumë vetura, shkruan „Welt“, përcjell Shtegu.com. A20 në Mecklenburg-Vorpommern është i qarkullueshëm kryesisht pa kufizim të shpejtësisë. Policia ishte alarmuar nga vozitësit e tjerë të brengosur, tha zëdhënësja.

Një gazetar i dpa-së nga pushimorja Fuchsberg ka raportuar se shumica e veturave kanë qen të shtrenjta dhe luksoze, me autotarga norvegjeze. Ata gjithashtu mbanin mbishkrimin „Eurorally“. Në internet ata dyshohet se kanë organizuar një garë nga Oslo e Norvegjisë, përmes Kielit dhe Stettin në Gjermani, e deri në Pragë. Nëse ky informacion është i saktë, udhëtimi është dashur të fillojë të enjten në ora 9:15 nga Kiel dhe të përfundojë pas 4,5 orësh në Stettinin polak rreth 400 km distancë.

Veturat thuhet se kanë qarkulluar me shpejtësi prej rreth 250 kilometrash në orë, nëpër autostradën A20. Të gjithë automjetet kanë pasur nga një mbishkrim. Në pushimore, vozitësit kryesisht relaksoheshin dhe kishin qëndrim miqësor e të rezervuar, raportoi më tej gazetari. Në internet, „Eurorally“ është përshkruar si një ngjarje për entuziastët e veturave sportive. Pjesëmarrësit e paguajnë udhëtimin deri në 799 euro.

Sa i përket „Eurorally“, ajo është një garë e paligjshme e veturave, pohon policia gjermane, përcjell Shtegu.com. Prandaj, do të hetohet për shkak të dyshimit të një gare të ndaluar të veturave dhe rrezikimit të trafikut rrugor. Tani duhet të sigurohet që nuk do të ketë më garë të tillë të paligjshme, tha zëdhënësja. Do të përcaktohet nëse veturat mund të konfiskohen. „Udhëtimi definitivisht është ndërprerë“.

Në autostradë ishin mobilizuar pika kontrolli të lëvizshme dhe e të palëvizshme, ndërsa aksionin e kanë mbështetuar edhe dy helikopterë. Për fat të mirë, deri më tani nuk është raportuar për ndonjë aksident.

Shpërndaj:

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

bexio apo TiffCore? Cili program u përshtatet firmave të instalimeve në Zvicër

Shumë firma shqiptare të zanateve në Zvicër punojnë me bexio. Për instaluesit e sanitarisë dhe ngrohjes ka tash edhe një alternativë nga Berna. Krahasimi i funksioneve dhe i çmimeve.

BOX39 – Kerzers

BOX39 - Kerzers

Akad. Miftar Tërshnjaku, poezi: DY KOKA, NJË ZEMËR, NJË KOMB, NJË FLAMUR!

Poezi: DY KOKA, NJË ZEMËR, NJË KOMB, NJË FLAMUR! Dy koka të...

Dy vrasje që tronditën dy shoqëri

Dy vrasje që tronditën dy shoqëri: René Keller në...