TV Arte: Verimaqedonasja i mban gati valixhet për t`u larguar nga vendi (VIDEO)

56 Lexime

21:14:43               2019-05-02

 

Televizioni Arte sjell një reportazh nga Manastiri, Maqedoni e Veriut, ku çdo i dyti dëshiron të largohet nga vendi për në BE.

Në këtë pjesë të serisë „Në kufijtë e jashtëm të BE-së“, TV Arte ka vizituar qytetin e Manastirit në Maqedoninë e Veriut. Çdo i dyti nga ky vend ëndërron të zhvendoset në ndonjë vend të Bashkimit Europian, sepse papunësia është e lartë – në mesin e brezit të ri, ajo është gati 47 për qind – njofton „Arte“, përcjell Shtegu.com.

Në video mund të shihet duke folur një banore e Manastirit. Ajo dëshiron të shkojë në Gjermani. Në Manastir mund të gjendet vetëm ndonjë punë e paguar dobët, edhe „të gjithë të njohurit e mi janë në Gjermani. Ndoshta mund t`i takoj sërish atje“, ka deklaruar Marina.

Ajo është një edukatore, por nuk po mund të gjejë punë në vendlindjen e saj. Kjo është arsyeja përse ajo ëndërron një punë në Gjermani, si dhe për arsyet e përmendura më lart. „Shpesh nuk mund të fle natën, kërkoj punë në internet, gjithashtu për apartamente dhe kushte“, ka spjeguar ajo.

„Ëndrra ime është që unë të jetoj një jetë normale. Asnjëherë nuk kam ëndërruar pasuri të madhe. Dua vetëm që fëmijët e mi të kenë kushte normale për jetën“. Por, për të përmbushur këtë ëndërr, ajo ka nevojë për një vizë pune, që është preokupimi i saj më i madh në këtë moment: „Natën shpesh nuk mund të fle, duke kërkuar nëpër internet për punë. Por, edhe për banesë dhe kushte“, ka përfunduar Marina.

 

https://www.arte.tv/de/videos/089438-000-A/mazedonierin-auf-gepackten-koffern/