Kthehet në vendlindje verimaqedonasi që kishte 14 identitete të rreme

Date:

13:02:42               2019-05-02

 

Gjatë javës së kaluar, policia federale gjermane ka ndaluar një shtetas verimaqedons, që ka pasur 14 identitete të ndryshme. Rasti ka ndodhur në vendkalimin kufitar me Republikën Çeke, në Bärenstein të Erzgebirge.

Më 26.04.2019 reth orës 11.45 zyrtarët e Inspektimit të policisë federale gjermane, në rrugën kryesore 95, në lokacionin Bärenstein, kanë kontrolluar një kamion me autotarga gjermane, shkruajnë mediat gjermane, përcjell Shtegu.com. Brenda në automjet kanë qenë gjithsej tre persona, prej të cilëve një shtetas 43-vjeçar verimaqedonas, një turk 29-vjeçar dhe një kamerunas 29-vjeçar. Ata kanë deklaruar se kishin ardhur nga Mynihu nëpërmjet Republikës Çeke dhe po ktheheshin sërish në Gjermani nga Bärensteini.

Shtetasi verimaqedonas po udhëtonte pa vizë, ndërsa hetimi më i hollësishëm konstatoi se ai posedon 14 identitete të ndryshme. Përderisa turku dhe kamerunasi kanë mundur ta vazhdojnë udhëtimin, shtetasi verimaqedonas është kthyer me avion për në vendlindje.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...

Opojarët e shijuan kënaqësinë e Bjeshkëve të Sharrit !

EDHE OPOJA FRYMON SHQIP Ka vende ku natyra dhe tradita...

Takim i dy atdhetarëve të shquar në Vjenë të Austrisë

Është kënaqësi e veçantë të kalosh kohë me Këshilltarin...