Njëmbëdhjetë Gashjanët që po mahnitin Zvicrën

Date:

Për herë të tretë në historinë e tij trevjeçare, klubi futbollistik shqiptar Eagles nga Aarau ka arritur të ngritet radhazi nëpër liga më të larta. Në vazhdën e këtij suksesi, klubi i cili në vete përmbledhë njëmbëdhjetë persona me mbiemrin Gashi, ka arritur të inkuadrohet në Ligën e dytë rajonale.

Për njërin nga njëmbëdhjetë Gashjanët, përndryshe trajneri i ekipit Driton Gashi, suksesi i ekipit ishte një befasi e madhe, pasi ai për të përditshmen zvicerane „Aargauer Zeitung“ pohon: „Ne kishim shumë respekt nga nivelet më të larta të ligave dhe me ushtrimet tradicionalisht të vonuara verore, llogarisnim në një pozitë në gjysmën e lartë të tabelës“.

Pas humbjes në fillimin e kampionatit kundër ekipit të favorizuar Mellingen, shqiponjat luajtën sikur të rilindur, duke mos pësuar asnjë humbje të vetme, informon portali Shtegu. Por, për te nuk është me rëndësi suksesi i ekipit, pasi prioritet e kanë lojtarët të luajnë dhe të përfaqësojnë kulturën shqiptare: „Është me rëndësi që ta përfaqësojmë në mënyrë të denjë kulturën tonë. Fundi-fundit, ne ua kemi borxh bashkatdhetarëve tanë“. Disiplina e ekipit është në nivel të lartë duke u radhitur në vendin e dytë në grup.

„Dëshirojmë që lojtarëve tanë dhe dy sponsorëve, pa të cilët nuk do të kishim mundur të bënim asgjë, t`ua kthejmë në njëfarë mënyre këtë angazhim të tyre. Por, gjithashtu edhe tifozëve tanë gjithnjë korrekt“, ka përfunduar Gashi.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...